Lexoni edhe:
Serwer: Nuk duhet të ketë ndryshime në kushtetutën e Kosovës pa ndryshime në atë të Serbisë
Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi
Nuk kemi çka të flasim më me ata, të cilët në periudhën që e kaluar, nuk punuan mirë për shtet dhe për popull. Qysh? Vjedhjet , plaçkitjet , ndasitë politike, shumë sherr i bënë Kosovës. Patëm më bollëk edhe shumë devijime dhe destrukcione shoqërore dhe politike. Ata të cilët i shkaktuan dëme shtetit dhe popullit duhet të përgjigjën, në veçanti ata që nënshkruan marrëveshje të dëmshme më Serbinë. Mendojë së të gjithë tjerët duhet të bisedojnë, të zhvillojnë ide , të gjejnë vizion që të dalim faqebardhë nga një gjendje gati para aktit të kryer më Serbinë grabitqare, dhe më Evropën ende hileqare.
Fraksionet politike, qëndrimet provinciale e primitive, politikat e tipit autokratik dhe te pa vizion,kane bërë që të kemi zhvillim të dobët, jetë jo kualitative së bashku më emancipim, e shtet ndërtim jo të mirë. U veprua më filozofi të mëhallëve , nga të cilat ende nuk jemi liruar. Më këto qëndrime të ngurta politike, të bartura nga shekulli i kaluar nuk patëm asnjë dobi. U futëm në inkluzivitet gjeneral. Na munguan vlerat e dialogut të brendshëm politikë ,shumë të rëndësishme për demokracinë liberale. Nuk i ndihmuam vetit të dalim nga balta e krimit dhe e korrupsionit, ku u zhytëm për shumë vite. Nuk zgjodhëm rrugë të mira, për ecjen tonë përpara. Nuk i zgjodhëm ata që dinë të drejtojnë shtetin e ri të Kosovës. Nuk ishim kritikë dhe as vetëkritikë për gjendjen jo të mirë të fazës të tranzicionit. Nuk ja përcaktuam veti cakun. Cilët janë ata më të cilët nuk mund të flasim? Nuk kemi çka të flasim më ata të cilët bartin hipotekën e dyshimit, për gjendjen e krijuar të rrjedhave shoqërore dhe politike. Nuk kemi çka të flasim më me ata, të cilët në periudhën që e kaluar, nuk punuan mirë për shtet dhe për popull. Qysh? Vjedhjet , plaçkitjet , ndasitë politike, shumë sherr i bënë Kosovës. Patëm më bollëk edhe shumë devijime dhe destrukcione shoqërore dhe politike. Ata të cilët i shkaktuan dëme shtetit dhe popullit duhet të përgjigjën, në veçanti ata që nënshkruan marrëveshje të dëmshme më Serbinë. Mendojë së të gjithë tjerët duhet të bisedojnë, të zhvillojnë ide , të gjejnë vizion që të dalim faqebardhë nga një gjendje gati para aktit të kryer më Serbinë grabitqare, dhe më Evropën ende hileqare. Janë ngopur tashmë qytetarët më veprime deklarative, më politika provincialiste e demagogjike. Fuqia e vërtetë duhet dhënë politikave dhe dëshirave monolite, të harmonizuara më politika komplementare të elitës politike. Ky do të ishte produkt i interesave vitale për mbrojtjen e shtetësisë dhe tërësisë territoriale të
Kosovës. Botës demokratike duhet më i treguar së kemi përgjigje në çdo pyetje. Është koha e vendimeve koncesuale, si rruga e vetme që i dërgon proceset përpara, edhe kur është në pyetja Serbia, dhe tendenca e hapaur e saj për ndarje të Kosovës. Dialogu i brendshëm politik është më i nevojshme së kurrë më parë! Duhet të veprojmë që të kemi rezultate dhe fitore për Shtet dhe për Popull. Para së gjithash, janë në pyetje interesat tona nacionale së ATDHEU sërish nga serbosllavët është vu në rrezik!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".