Tash ose kurrë klasa politike të sillet me unitet politik për marrëveshje  me Serbinë që është moment historik

Tash ose kurrë klasa politike të sillet me unitet politik për marrëveshje  me Serbinë që është moment historik

Hajrullah Tërnava

  • 02 March 2023 - 15:35

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në bazë të rrethanave të deritashme që po zhvillohen këto bisedime mes këtyre dy shteteve, e duke e pasur parasysh ndikimin ndërkombëtar në këto bisedime, kur është në pyetje ndikimi politik autoritativ Amerikan, në politikat tona që mund të thuhet se janë vendimtare, gjithsesi se do të arrihet më në fund që kjo klasë e pa përgjegjshme politike,  të unifikohet në ballafaqim serioze me Serbinë, në periudhën më të ndjeshme të këtyre zhvillimeve politike historike për arritjen e një marrëveshje finale, që të ruhet interesi i shtetit dhe të lihet anash për kohë më të mira interesi politik për marrje të pushtetit.

 

Tash ose kurrë, do të duhej që klasa politike, i gjithë spektri i brendshëm, pozitë dhe opozitë, parti parlamentare e jashtë parlamentare, të jenë unike përballë Serbisë sepse Kosova është më e madhe se individët dhe egot e tyre për ta kapur shtetin dhe përfituar duke luajtur me shtetin. Derisa akoma ka kohë për të diskutuar dhe për tu pozicionuar në veprimet e vendimmarrjes obligative, ligjore praktike, spektri politik i Kosovës gjendet para sfidës më të rëndësishme historike të vendimmarrjes unike politike. Marrëveshjet e nënshkruara që do të prodhon dialogu deri ne fazën finale duhet të jetë të dakorduara që të kalojnë në kuvend për tu ratifikuar, për ta marr vulën e të zgjedhurve të popullit edhe për tu zbatuar. Marrëveshjet ndërkombëtare, qoftë ato bilaterale e multilaterale, nuk bëhen të plotfuqishme pa nënshkrim nga kompetentet e shtetit, dhe të tillat nuk janë marrëveshje që prodhojnë efekte. Pra, vetëm si të tilla ato, të nënshkruar sillen në Kuvend, diskutohen aty dhe eventualisht miratohen ose refuzohen. Derisa diplomacia fluturuese do ta vazhdon ditët në vijim “Fluturimin” nga një qendër në tjetrën, për ti takuar dhe biseduar me palët drejtë finales së qëllimit, klasa politike në Kosovë duhet të merr hapat serioz që të ketë një platformë të qartë të unifikimit të qëndrimit me vija të kuqe. Ajo që parimisht është çakorduar kërkohet të nënshkruhet nga të dy palët që të bëhet akt ndërkombëtar dhe të diskutohet e ratifikohet në Kuvend, sepse vetëm vendimi i Kuvendit është i plotfuqishëm. Testi i fundit që do të duhej kaluar është edhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese. Për të gjithë ata që kanë dilema dhe pasiguri, mund ta dërgojnë marrëveshjen edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe tek atëherë, pasi të vendoset në gjykatë, të bëhet akt i pranueshëm shtetëror dhe ndërkombëtarisht i obligueshëm. Kjo do të ishte procedura më e pastër ligjorë praktike nga institucionet demokratike të shtetit, për aktet me peshë ndërkombëtare dhe vendime historike. Tash derisa projekt marrëveshja është vetëm platformë politike e pa nënshkruar, por vetëm e dakorduar, dhe ku ka karakter detyrues, ajo duhet dhe mundë të modifikohet nëse spektri politik, pa dallim në opozitë dhe opozitë unifikohet dhe dakordohet. Hapin e parë të dakordimit për parimet e marrëveshjes, propozimin evropian, e kanë mirëpritur përfaqësuesit e të gjitha vendeve të BE-së. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se tani duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshjen. Cramon ka thënë se pret që dialogu të këtë përshpejtim dhe konsturktivitet duke theksuar se kjo do të zhbllokojë edhe perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, prandaj pret negociata konstruktive dhe nënshkrim të shpejtë të Udhërrëfyesit të Zbatimit, pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e anëtarësimit në BE. Ndërkaq, takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiq pritet të mbahet me 18 mars në Shkup dhe partitë politike kanë kohë të mjaftueshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për atë që ofrohet si opsion i zgjidhjes drejtë marrëveshjes finale. Tani si kurrë me pare po përshpejtohen këto bisedime, dhe me vete faktin që palëve po ju ofrohet mundësia nga ndërkombëtarët për variantin Franko-Gjerman „merr ose le“ vetvetiu na jep me nënkuptua se më në fund palët janë akorduar për arritjen e marrëveshjes, e cila marrëveshje dy shteteve do t’iu ofroj mundësi të investimeve të tëra, ku do të hapen vende të reja pune, dhe pritet rritja e standardit jetësor për qytetarët e këtyre dy shteteve, prandaj pajtimi mes këtyre dy vendeve duhet të ndodhë sa më parë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".