Marrëveshja e Ohrit me Kosovës dhe Serbisë mundë të jetë e rrezikuar nga ndërmjetësit e dialogut që Serbia do të provon për ti korruptuar

Marrëveshja e Ohrit me Kosovës dhe Serbisë mundë të jetë e rrezikuar nga ndërmjetësit e dialogut  që Serbia do të provon për ti korruptuar
Marrëveshja e Ohrit me Kosovës dhe Serbisë mundë të jetë e rrezikuar nga ndërmjetësit e dialogut  që Serbia do të provon për ti korruptuar

Gani Qarri

  • 15 March 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Një heshtje e këtij lloji, të paprecedent, karshi provokimeve të vazhdueshme të Aleksandër Vuçiqit, jo vetëm që vret shpresat e ngritura para kohe, për miratimin e propozimit të BE-së, por ngrit edhe dyshime shumë të forta, që pas korruptimit të udhëheqësit të FBI-së, për Nju-Jork, McGonigal, të jetë blerë a korruptuar edhe ndonjëri prej ndërmjetësuesve të BE-së, apo edhe vet emisari “special”, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë-Serbi. Kështu që megjithëse takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuqiq, në Ohër, po shihet, si takim vendimtar për të siguruar miratimin e marrëveshjes së dizajnuar nga bashkimi evropian me nënshkrim të dyanshëm, shfaqjet arrogante të presidentit serb Vuçiq, të cilat vijnë të orkestruara, pikërisht vetëm një javë para takimit, si atak shumë i rëndë publik dhe akte të hapura provokatore, kanë për qëllim mos-nënshkrimin e marrëveshjes dhe dështimin e takimit të 18 marsit në Ohër.

-Është vërtet për tu habitur shumë, se si edhe pas gjithë kërcënimeve, talljeve dhe provokimeve të hapura të pasardhësit të Millosheviqit dhe presidentit cinik aktual serb,Aleksandër Vuçiq, të vazhdojë të heshtet, jo vetëm nga ambasadori Kristofer Hill, i cili që nga lufta e viteve 1998-99, njihet për qëndrimet e tij të paqarta ndaj çështjes së Kosovës, por edhe ajo e emisarit të lartë amerikan, Gabriel Eskobarit, që ishte shumë kritik, ndaj kryeministrit Kurti, e për aq më tepër heshtja e pakuptueshme e vet sekretari Blinken, kur asnjëri prej tyre, çuditërisht nuk lëshojë asnjë prononcim, të paktën në formë rutinë dhe emër të ruajtjes së paqes, ndërmjet të dy vendeve dhe në rajon!?.

Një heshtje e këtij lloji, të paprecedent, karshi provokimeve të vazhdueshme të Aleksander Vuçiqit, jo vetëm që vret shpresat e ngritura para kohe, për miratimin e propozimit të BE-së, por ngrit edhe dyshime shumë të forta, që pas korruptimit të udhëheqësit të FBI-së, për Nju-Jork, McGonigal, të jetë blerë a korruptuar edhe ndonjëri prej ndërmjetësuesve të BE-së, apo edhe vet emisari “special”, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë-Serbi. Kështu që megjithëse takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, në Ohër, po shihet, si takim vendimtar për të siguruar miratimin e marrëveshjes së dizajnuar nga bashkimi evropian me nënshkrim të dyanshëm, shfaqjet arrogante të presidentit serb Vuçiq, të cilat vijnë të orkestruara, pikërisht vetëm një javë para takimit, si atak shumë i rëndë publik dhe akte të hapura provokatore, kanë për qëllim mos-nënshkrimin e marrëveshjes dhe dështimin e takimit të 18 marsit në Ohër. Madje siç merret vesh nga mediet, marrëveshja e propozuar ka qenë temë diskutimi edhe në Shtëpinë e Bardhë, në takimin e zhvilluar ndërmjet Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me ç`rast politikania gjermane dhe evropiane Ursula Von Der Leyen ka potencuar se procesi ka përkrahjen e plotë të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian.

E gjithë kjo bënë që të trondit, shumë akti i kriminelit Vuçiq, se si mu në prag të këtij takimi, ai nuk heziton të kërcënojë në mënyrë të hapur dhe forma tepër banale se kinse për asnjë çmim dhe asnjë kusht nuk do të heq dorë nga Kosova, dhe nuk do të nënshkruaj kurrfarë dakordimi as marrëveshje që nënkupton njohjen direkt apo indirekte të pavarësisë së Kosovës, gjë që na bënë të kuptojmë paraprakisht, se në mungesë të presionit nga SHBA dhe BE, ai nuk është i gatshëm ta nënshkruaj propozimin e Bashkimit Evropian!. Dhe mu tani kur vetëm edhe një javë, na ndan nga takimi në Ohër, i cili konsiderohet si takim vendimtar për marrëveshjen në fjalë, Vuçiq në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë provokuese, shfaqet para hartës me Kosovën pa kufij shtetëror dhe të vizatuar brenda hartës së Serbisë hegjemoniste, duke përsëritur qëndrimet e tij kundër marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, ani pse ai vetëm para pak kohësh deklaronte me pompozitet, nga Beogradi se Serbia, gjoja tanimë e kishte pranuar planin franko-gjerman!? Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, propaganda e të përkëdhelurit të emisarit Eskobar dhe të BE-së, Aleksandër Vuçiq shkon edhe më tej, duke u shprehur, njëjtë si me rastin e targave se gjoja as tani "nuk ka dorëzim" dhe "nuk do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës", edhe pse sipas tij, situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit.

Deklarimet e tij kundër marrëveshjes kanë krijuar kaos të atillë, sa që edhe pse takimi i Ohrit në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, vazhdon ende të shihet si vendimtar për ti dhënë vulën propozimit të BE-së, ku parashihet edhe zgjidhja e çështjes së asociacionit, mbi bazën e 15 modeleve evropiane, të ofruara Qeverisë së Kosovës për shqyrtim, nga Mirosllav Lajçak, nëse Vuçiq vërtetë guxon, serish të mos nënshkruaj, apriori pritet ta dështojë jo vetëm takimi por të vihet në pikëpyetje edhe vet propozimi i BE-së. E nëse vërtet kjo ndodhë, nga kjo ditë, do të kuptohet botërisht, se dështimi i marrëveshjes nuk po vije thjeshtë vetëm nga kokëfortësia e Aleksandër Vuçiqit, por më tepër nga mbështetja e hapur që atij, në vijimësi i ka ardhur nga ndërmjetësuesit e BE-së, Josep Borell e Mirosllav Lajçak, si dhe veçanërisht nga i dërguari i lartë i SHBA-ve, për bisedimet Kosovë-Serbi Gabriel Eskobar, i cili çuditërisht, përkundër provokimeve të hapura të Vuçiqit, vetëm hesht!?. Kështu që, duke parë heshtjen, veçanërisht të z. Eskobar dhe kaosin që pa asnjë pengesë, po e krijon, ish ministri i informatave të Millosheviqit dhe presidenti i ledhatuar, i marrë nën mbrojtje në vijimësi, jo vetëm nga ambasadori Kristofer Hill, por edhe më tepër nga emisari Gabriel Eskobar, është koha e fundit, që faktori ndërkombëtar, ai evropian dhe amerikan, përfundimisht ti heqin maskat dhe të veprojnë në mënyrë të vendosur, duke kërcënuar të paktën me izolim dhe ndërprerjen e negociatave për anëtarësim në BE, nëse jo edhe shpalljen e Vuçiqit si nxitës i luftërave të reja, në Ballkan dhe vendosjen e sanksioneve adekuate, kundër Serbisë hegjemoniste, sipas shembujve të mëhershëm, që Vuçiqi i njeh më së miri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".