Ëndrrat e vazhdueshme vetë mashtruese të shqiptarëve në faza afatgjata karrieriste e idealiste
Fadil Maloku
Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku
Pa demokratizim të brendshëm, pa liri të plotë të shprehjes, pa zbehjen e kultit të personalitetit, pa krim të reduktuar, pa korrupsion të luftuar, pa karizmë të sociale, pa zvogëlim të papunësisë, pa ulje të varfërisë, e me Zajednicen në qendër, ideja e barazisë sociale dhe drejtësisë ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe trojet tjera shqipfolëse, do të mbetet vetëm ëndërr dhe mashtrim për masat e gjëra popullore!
-Tash me të drejtë duhet të shtrohet pyetja se çka u mungon shqiptarëve, në faza afatgjata? Përgjigja është shumë e qartë. Shqiptarëve, përveç shumë gjërave tani për tani, u mungon; si pavarësia në vendimmarrje për interesat e veta kombëtare, ashtu edhe barazia me kombet tjera, dhe demokracia (si sistem që shërben për të realizuar ëndrrën e bashkimit të trojeve. Pa demokratizim të brendshëm, pa liri të plotë të shprehjes, pa zbehjen e kultit të personalitetit, pa krim të reduktuar, pa korrupsion të luftuar, pa karizmë të sociale, pa zvogëlim të papunësisë, pa ulje të varfërisë, e me Zajednicen në qendër, ideja e barazisë sociale dhe drejtësisë ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe trojet tjera shqipfolëse, do mbetet vetëm ëndërr dhe mashtrim për masat e gjëra popullore! Së këndejmi drejtësia e munguar, përherë do e faturojë padrejtësinë si strumbullar dominues të krimit dhe korrupsionit në shoqëritë tona. Andaj, derisa të vazhdojë deliriumi i vetëkënaqësisë dhe mburracimit tonë krahinarist: lab, mirditas, tropojan, llapjan, drenicak, dukagjinas, etj, pak ka gjasa që barazia sociale dhe ajo politike të triumfoj mbi lakminë, mashtrimin dhe improvizimin që po bëhet aktualisht.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".