Mjaft, mjaft me këtë drejtësi të deformuar, të uzurpuar nga mafio- politika dhe nëntoka e krimit të organizuar
Dardan Grapci
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Unë mendoj që gjyqësori përfundimisht ka dështuar në Kosovë, prandaj shume qytetare e marrin vet ligjin në dorë për tu përballë me padrejtësinë dhe duke pretenduar ta mbrojnë drejtësinë e ta qojnë në vend. Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka fajin pse nuk po vepron sipas ligjit, dhe sipas kushtetutës, por po lejon që gjyqtarët dhe prokurorët të korruptohen nga të akuzuarit.
-Blerja e drejtësisë me para, edhe kur ka ndodhur falsifikimi i pasaportave zyrtare dhe letër njoftimit, ka qene vetëm fillimi i kapjes së drejtësisë nga krimo-politika dhe njerëzit në pushtet. Tani shtrohet çështja kush e ka fajin për këto skandale që nuk po ndalen? Këtu është vetëm një përgjigje dhe ajo është - KGJK-ja. Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka fajin pse nuk po vepron sipas ligjit, dhe sipas kushtetutës, por po lejon që gjyqtarët dhe prokurorët të korruptohen nga të akuzuarit. Prandaj me krimin e organizuar nuk duhet me pas vija të prera, por vija të kuqe, që do të thotë se nuk duhet me pas mëshire për shkelësit e ligjit.
Prandaj dënimi në vlerë prej 5000 euro për një person i cili është akuzuar për falsifikim te dokumenteve personale nuk është asgjë, sepse ai brenda 24 orëve, me vazhdim të së njëjtës veprimtari kriminale i fiton 7000 - 10,000 euro. Unë mendoj që gjyqësori përfundimisht ka dështuar në Kosovë, prandaj shume qytetare e marrin vet ligjin në dorë për tu përballë me padrejtësinë dhe duke pretenduar ta mbrojnë drejtësinë e ta qojnë në vend. Po të kishte ekzistuar zbatimi i ligjit siç duhet, jam i bindur që këto vrasje që po ndodhin në Kosovë dhe këto hakmarrje nuk kishin me egzistue, por për shkak të mungesës se drejtësisë, qytetarët po detyrohen të marrin masa ekstreme e cila është hakmarrja, RRAHJA ose edhe në ekstremin më të skajshëm dhe më të pa dëshirueshëm, VRASJA.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".