Ja çka është “Gjenocidi” sipas të drejtës penale ndërkombëtare, definimi dhe ndëshkimi

Ja çka është “Gjenocidi” sipas të drejtës penale ndërkombëtare, definimi dhe ndëshkimi
Ja çka është “Gjenocidi” sipas të drejtës penale ndërkombëtare, definimi dhe ndëshkimi

Agim Bajrami

  • 29 August 2023 - 12:41

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

 -Krimi i  gjenocidit është lloji më i rëndë ne mesin e të gjitha veprave penale kundër njerëzimit dhe së drejtës ndërkombëtare.

Me krim të gjenocidit në të drejtën ndërkombëtare dhe në legjislacionin penal të shteteve aktuale konsiderohet vepra penale,e cila kryhet me qëllim të zhdukjes së plotë a të pjesshme të grupit nacional,etnik, racor apo fetar. Termi gjenocid rrjedh prej fjalës greko-romake; GENOS-që do të thotë: racë,gjini, fis dhe fjalës latine; OCCIDERE- që domethënë ,të vrasësh,të zhdukësh,,të asgjësosh. Këtë term për herë të parë e ka përpiluar ,avokati dhe profesori polak Rafael Lemkin. Për shkak të rëndësisë shumë të madhe të krimit të gjenocidit,Asambleja e Përgjithshme e  Kombeve të Bashkuar,me 9 dhjetor 1948 e miratoi, Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit .Këtë Konventë e kanë miratuar shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara ,duke i inkorporuar njëherësh dispozitat e kësaj KONVENTE në legjislacionin e tyre penal. Kosova edhe pse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara,gjithashtu e ka të rregulluar krimin e gjenocidit në Kodin Penal.

Në nenin 1 të KONVENTËS, thuhet se,shtet kontraktuese konstatojnë ,se gjenocidi i kryer në luftë dhe në paqe,është krim sipas të drejtës ndërkombëtare,dhe shtet nënshkruese të KONVENTËS detyrohen për parandalimin dhe ndëshkimin e aktit të gjenocidit.

Ndërkaq në nenin 2 të KONVENTËS thuhet, se krimi i gjenocidit i cili kryhet me qëllim të zhdukjes së plotë apo të pjesshëm të grupit nacional ,etnik,racor a fetar,konsiderohen këto vepra;

1. Vrasja e anëtarit të grupit;

2. Shkaktimi i lëndimeve të rënda fizike a psikike të anëtarëve të grupit;

3. Vënia e qëllimshme e grupit në kushte të atilla të jetës të cilat çojnë në shfarosje të plotë a të pjesshme fizike;  

4. Vënia e masave me qëllim që të pengohen lindjet brenda grupit;

5. Transferimi me dhunë i fëmijëve ose i të miturve të një grupi në grupin tjetër.

Të njëjtin përkufizim për krimin e gjenocidit e ka bërë edhe Statuti i Tribunalit të Hagës ( neni 4) dhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare për gjykimin e personave përgjegjës,për gjenocid dhe shkelje të rënda,të së drejtës humanitare të kryera në territorin e Ruandës (neni 2), si dhe Statuti i Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare Penale,të miratuar në Romë ,më 17 korrik 1998 (neni 6).

Kryesi i krimit të gjenocidit konsiderohet, çdo person që urdhëron kryerjen e këtij krimi, di dhe ai që kryen atë. Urdhërdhënës konsiderohet personi civil a ushtarak që gjendet në pozita të larta në hierarkinë shtetërore, ushtarake a policore, i cili ka autorizime të jap urdhra. Si urdhërdhënës konsiderohet edhe personi  civil, që në rrethanat konkrete, mund t'ua imponojë vullnetin e vetë të tjerëve ose në raste kur një grup personash e pranojnë si udhëheqës, i  zbatojnë urdhrat e tij.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".