Lexoni edhe:
Kosova e ka pranuar planin e BE-së, zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi varet kryesisht nga qëndrimet e Beogradit
Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani
Duhet zënë për të madhe edhe Gjykatës Kushtetuese se si mund të humbasin kohën me këta pazarexhi e dallaveraxhi sepse edhe këta janë qytetar të kësaj toke dhe i kanë parë të gjitha se çka ka ndodhur në Kosovë. Në fund të fundit edhe e kanë dhënë betimin për të mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe interesat e qytetarit.
-Kjo marri që po ndodhë në Republikën e Kosovës, nuk ndodhë në asnjë vend të botës demokratike. Ku do në cilin vend tjetër të botës është e ndarë politika dhe drejtësia, mirëpo, te ne mjerisht kjo ka dëshmuar se nuk është kështu. Tjetër gjë janë fjalët dhe tjetër gjë është ajo që veprohet në praktikë.
Mjerisht jemi dëshmitar të kohës se si është vepruar që nga pas lufta e deri më sot, edhe qytetari i thjesht e ka parë se sa skandale, sa afera korruptive , sa hajnin milionëshe kanë ndodhur në vendin tonë dhe pos zhurmës dy-tri dite asnjë gjë nuk ka ndodhur, leri që nuk janë arrestuar keqbërësit dhe hajnat me renome Ballkanike, po as që ju ka prishur tymi i duhanit dhe përkundrazi janë avancuar në vende me grada më të larta duke u tallur me popullin.
Këta deputet i thënçin që e kanë marr votën me pallavra, me premtime boshe, me të blerë dhe që marrin rrogat nga djersa e taksapaguesve e kanë bërë kuvendin cirkus dhe hallakam, duke mos marr pjesë në Kuvend për të miratuar ligjet. Por, kanë vepruar për interesa të tyre partiake e personale duke harruar që këta matrapaz shkojnë në dëm të popullit të pafajshëm. I bllokojnë qëllimisht ligjet duke përdorur lloj-lloj veprime qesharake me arsyetime boshe dhe më pas në sportele duke lehur për të mashtruar popullin e shkret. Mirëpo, një gjë e harrojnë se populli shumë është vetëdijesuar dhe po i sheh dallaveret e tyre që e kanë se si ta marrin pushtetin dhe aspak nuk e kanë për interesa të shtetit dhe qytetarit që dua të them do t´i shikoni se sa do i kushton kjo tallje me popullin, do e dënojnë me votë dhe do e godasin për vdekje që do mbesin të pa shpresë dhe mërzi se do të sigurojnë vende në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Si mund të mashtrosh popullin që këto BANDA bashkë kanë qeverisur me dekada dhe mundohen të mashtrojnë akoma popullin, kjo është e kot se minarja nuk futet dot në thes. Këta kanë vdekur dhe nuk janë asgjë tjetër pos kërma të vdekura. Populli e ka parë se bandat e tyre se si janë mbushur me militant gjysmë analfabet dhe kinse ata do mbrojnë votën e qytetarit. Pikërisht këta militant e kanë lëshuar rrjetin taman si të merimangës si në atë bazë dhe në lokalitet që të mos e lëshon pushtetin dhe merreni me mend që ata që deri dje nuk kanë pasur as brekë për të veshur dhe janë bërë super milionerë dhe shtrohet pyetja përse nuk i dërguan këta në Gjykatën Kushtetuese?
Merreni me mend edhe Arben Gashi, i bandës qe është regjistruar në Beograd te Vlado Kambovski del edhe thotë së ka ngritur dhe ka depozituar rastin ne Gjykatën Kushtetuese, kjo nuk është gjë tjetër por kinse po i tregon popullit se po lëvizin diçka duke harruar se ka ikur koha e tyre dhe nuk kthehet dot me sa të jetë toka e qielli. por, nuk do ishte keq që këto banda një nga një çdo mëngjes t´i marrin ilaçet për tu qetësuar.
Duhet zënë për të madhe edhe Gjykatës Kushtetuese se si mund të humbasin kohën me këta pazarexhi e dallaveraxhi sepse edhe këta janë qytetar të kësaj toke dhe i kanë parë të gjitha se çka ka ndodhur në Kosovë. Në fund të fundit edhe e kanë dhënë betimin për të mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe interesat e qytetarit.
Pastaj kësaj Gjykate i drejtohet edhe banda tjetër e PDK-es, që sipas Përparim Grudës ligji na paska qenë diskriminues dhe për të hequr këto dilema dhe për të pasur besimin në qytetarët e Kosovës, sepse e kanë parë që janë akoma në këtë dikastere shumë sosh nga po këta dy subjekte i vetmi shpëtim për qytetaret dhe shtetin është dhe duhet bërë thellësisht pastrim dhe duhet futur VETTING-un dhe të ndahet shapi nga sheqeri. Për ndryshe po nuk ndodhi kjo akoma do thellohet krisa në këtë dikaster dhe në shtet në dëm të vendit dhe qytetarit. Rruge tjetër nuk ka. Kjo do të ndodhë shumë shpejt sepse ka trysni edhe nga faktori ndërkombëtar fatmirësisht.
Pra, fjalën e kam si në vendet demokratike dhe të qytetëruar se duhet ndërsa politika nga drejtësia jo me fjalë por konkretisht duhet të japin rezultate që të bindet qytetari dhe faktori ndërkombëtar, argatët e politikes duhet të ecin për pension qoftë i parakohshëm, duhet liruar vendin atyre që interesat e shtetit i venë mbi interesat personale. Populli ka shpresë akoma sepse janë duke u parë xixat e para që u ka hyrë frika në palcë dhe po u dridhet dheu ndër këmbë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".