Pa status autonom me Asociacion nuk zgjidhet as çështja e Luginës së Preshevës dhe as e Sanxhakut

Pa status autonom me Asociacion nuk zgjidhet as çështja e Luginës së Preshevës dhe as e Sanxhakut
Pa status autonom me Asociacion nuk zgjidhet as çështja e Luginës së Preshevës dhe as e Sanxhakut

Muhamet Kelmendi

  • 11 November 2023 - 09:02

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

As shqiptarët dhe as qytetarët në Sanxhak nuk kanë Bashkësi juridiko-politike të organizuar. Ajo që e zgjidhë çështjen shqiptare dhe në Sanxhak është ndërtimi i Asociacionit të Sanxhakut dhe të Luginës se Preshevës. Me atë status realizohet barazia deri në një masë me serbët. Përndryshe,me çfarëdo bashkimi, sukseset janë minimale ose nuk ka fare. Pa asociacion, si për shqiptarët, ashtu edhe me qytetarët shqiptare dhe myslimane e Sanxhak, nuk ka barazi.

-Shqiptarët në Luginën e Preshevës, si edhe shqiptarët dhe myslimanët në Sanxhak nuk kanë vende në Parlamentin e shtetit serb, vende të garantuara, si serbët në Kosovë.

Nga zgjedhjet, në çfarëdo formë të organizimit, mbi dy a tre deputet, nuk kanë votues shqiptarët e Luginës. Edhe me votuesit e Sanxhakut, duke u bërë bashkë, ndoshta bëhen 10 deputet. E këta janë shumë pak për të imponuar ndonjë zgjidhje në Serbi,kuptohet të përafërt me zgjidhjet e çështjes serbe në Kosovë, kur mbi 150 deputet me përkatësi serbë janë kundër. Komunat shqiptarë dhe ato të Sanxhakut nuk i kanë kompetenca të njëjta si komunat në Kosovë.

As shqiptarët dhe as qytetarët në Sanxhak nuk kanë Bashkësi juridiko-politike të organizuar. Ajo që e zgjidhë çështjen shqiptare dhe në Sanxhak është ndërtimi i Asociacionit të Sanxhakut dhe të Luginës se Preshevës. Me atë status realizohet barazia deri në një masë me serbët.

Përndryshe,me çfarëdo bashkimi, sukseset janë minimale ose nuk ka fare. Pa asociacion, si për shqiptarët, ashtu edhe me qytetarët shqiptare dhe myslimane e Sanxhak, nuk ka barazi. Tërë aktiviteti kërkohet të drejtohet tek bashkimi politiko-organizativ i këtyre dy trevave. Me votë të përbashkët dhe me kërkesa për autonomi ka mundësi të kemi suksese në çështje. Për këtë dhe për zgjedhje i kërkohet bashkimi i partive politike dhe i qytetarëve në bazament të çështjes, në votë dhe në status juridik të dy krahinave. Çështja nuk pyete për interesa, për votë dhe parti. Çështjes i duhet bashkimi për status. Me status autonom realizohen të drejtat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".