Kur flasin Amerika dhe Gjermania duhet ti dëgjojmë dhe respektojmë, janë aleat besnik që kurrë nuk tradhtojnë

Kur flasin Amerika dhe Gjermania duhet ti dëgjojmë dhe respektojmë, janë aleat besnik që kurrë nuk tradhtojnë
Kur flasin Amerika dhe Gjermania duhet ti dëgjojmë dhe respektojmë, janë aleat besnik që kurrë nuk tradhtojnë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 24 November 2023 - 18:45

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj

Miqtë e Kosovës pa ndërprerë po i bëjnë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, që :"bjeri hekurit sa është i nxehtë”, fjala është për çështjen e Asociacionit, se kur të ftohet nuk drejtohet më", por, qe do se ne ende merremi me vetveten që nuk janë në të mirën e vendit tonë. Dhe, një gjë është shumë e rëndësishme dhe në të mirën e vendit kur thonë se kjo duhet të përfundoj në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

 

Pra edhe Ambasadori gjerman i porositi që të mos ecin me hapa të breshkës por duhet sa më shpejtë të shpejtohet ky proces. Personalisht dhe publikisht e them se kam besim shumë të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermaninë, se këta dy miq tanë kanë qenë tradicionalisht me ne dhe nuk besoj se na tradhtojnë dhe nuk na lënë në lloç, prandaj e theksoj se këtë punë duhet marrë seriozisht. Mirëpo, ne i kemi ngulur këmbët në lloç taman si gomari dhe kemi mbetur në të kaluarën se çka ke thënë, çka ka thënë.. Çdo gjë që është në të mirën e kombit nuk duhet lënë anash për interesa personale dhe partiake dhe që interesat e tyre ti vënë mbi interesat kombëtare. Këtë brezat e ardhshëm nuk do të na e falin kurren e kurrës. Ambasadori gjerman foli edhe për sigurinë e vendit dhe rolin e NATO-s dhe këtu shihet se e kanë vetëm për inate personale dhe ta marrin pushtetin, por e shoh të nevojshme se duhet sqaruar edhe ca gjëra dhe për të mos mbetur huti në popull. I vetëdijshëm se në vitin 2013 dhe 2015, ne na sollën shumë telashe, por kanë thyer qafen ustallarët që nuk ju ka interesuar as shteti, e as populli, por tani duhet të ecim përpara që të mos na ikë treni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".