Aty ky është Amerika është edhe Kosova

Aty ky është Amerika është edhe Kosova
Aty ky është Amerika është edhe Kosova

Hajrullah Ternava

  • 07 December 2023 - 21:04

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Amerikanët nuk janë të zemëruar me kundërshtimin e qeverisë së Kosovës pse nuk ka pranuar hapjen e vendvotimeve në territorin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, edhe pse sipas tyre kjo do të ishte një avantazh demokratik dhe lehtësim për realizimin e të drejtës së garantuar edhe për serbët kosovar që kanë shtetësi të dyfishtë. Prandaj tani kur temë qendrore është finalizimi i draftstatutit të Asociacionit, me garanci nga SHBA dhe shtetet mike, në përputhje të plotë me ligjet dhe kushtetutën e shtetit, model që nuk do ta imiton Republikën serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, qeveria e Kosovës dhe lidershipi pozitë dhe opozitë do të duhej të bashkëpunojnë me shtetet aleate dhe ta finalizojnë edhe këtë proces.

 

Kosova në situatën në të cilën gjendet tani, e kur e kemi përkrahjen e SHBA-se, e cila gjithnjë na qëndron pranë, duhet ta ndjek me kujdes dhe zbaton secilën këshillë nga miku më i madh ushtarako politik dhe strategjik, sepse jemi produkt i këtij shteti mik. Mos të ishte intervenimi i SHBA në vitin 1999 që e zmbrapsi Serbinë nga Kosova, dhe e detyroj që ta nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë, di ta kishim një situatë krejt ndryshe ushtarako politike strategjike jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Edhe nga ajo kohë Serbia për Kosovën është shtet i huaj si të gjitha shtetet tjera. Ndërkombëtarët po mundohen ta arrijnë një pajtim mes këtyre dy shteteve, por mjerisht Serbia është shteti më i përafërt i Rusisë që edhe tani e përkrahë luftën e Rusisë me Ukrainën, si i vetmi shtet në Evrope, prandaj Kosova duhet ti ketë këto pikëpamje dhe ta ruan fuqishëm miqësinë me aleatët e dëshmuar. Qeverisë së Kosovës, tani duhet ti shërben edhe mbështetja amerikane për mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë, si argument i fuqishëm për pozicionimin e këtij shteti mik pro mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të pa cenueshëm të shtetit, edhe kur është fjala te kërkesa për Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, për të cilin po ashtu SHBA për mes ambasadorit në Prishtinë ka deklaruar dhe garantuar se do të kontribuon dhe nuk do të lejon që të krijohet një mekanizëm i cili rrezikon funksionalitetin e shtetit të Kosovës, që bije në kundërshtim me ligjet ekzistuese dhe kushtetutën. Pavarësisht presionit të madh nga Serbia, por edhe kërkesës nga OSBE, Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar çfarëdo mënyrë te mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke e kushtëzuar atë më marrëveshje reciproke ndërshtetërore. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-të nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës të cilat janë ndaluar dhe nuk lejohen të mbahen prej se ka marr drejtimin e shtetit Qeveria Kurti. Ai ka thënë se, ndonëse kjo çështje është ngritur për herë të parë në vitin 2022, Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, ka të drejtë vet t’i përcaktojë kushtet për zgjedhjet e shteteve të tjera që mbahen në territorin e saj. ”Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”. ”SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike. Pra, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier . Pra, amerikanët nuk janë të zemëruar me kundërshtimin e qeverisë së Kosovës pse nuk ka pranuar hapjen e vendvotimeve në territorin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, edhe pse sipas tyre kjo do të ishte një avantazh demokratik dhe lehtësim për realizimin e të drejtës së garantuar edhe për serbët kosovar që kanë shtetësi të dyfishtë. Prandaj tani kur temë qendrore është finalizimi i draft-statutit të Asociacionit, me garanci nga SHBA dhe shtetet mike, në përputhje të plotë me ligjet dhe kushtetutën e shtetit, model që nuk do ta imiton Republikën serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, qeveria e Kosovës dhe lidershipi pozitë dhe opozitë do të duhej të bashkëpunojnë me shtetet aleate dhe ta finalizojnë edhe këtë proces. Marrë në përgjithësi se çfarë u tha më lartë Qeveria e Kosovës duhet të dëshmohet si e përpiktë për ti arritur qëllimet e saja në mbrojtje të shtetësisë së sajë duke e dëshmua se vetëm njohjet reciproke mes këtyre dy shteteve e përforcojnë fqinjësinë e mirë si dy shtete të pavarura, në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutat e këtyre dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".