Serbia u formua nga Rusia dhe Fuqitë e Mëdha të kohës në pajtim me Perandorinë Osmane
Muhamet Kelmendi
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Me ndihmën e Fuqive të Mëdha, sidomos të Rusisë dhe Francës, si dhe me anim të Anglisë, që i takonin Paktit Atlantik, si rrjedhojë e animit të shqiptarëve nga Austrohungaria e Gjermania, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913, u krijua Serbia e Madhe. Mbi 50% të tokës shqiptare iu aneksua Serbisë. Tërë Kosova e sotme, pjesët veriore dhe jugore të saj, iu aneksuan Serbisë. Iu dha Lugina e Preshevës, Kosova e sotme dhe tërë hapësira shqiptare sot nën Maqedoni. Formimi i shteteve sllave në Ballkan dhe zgjerimi i tyre në hapësirën e banuar nga shqiptarët është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e Fuqive të Mëdha të kohës dhe e Perandorisë Osmane.
-Pas humbjes së luftës të Perandorisë Osmane në Detin e Zi kundër Rusisë, me ndihmën e saj, në Kongresin e Berlinit, të vitit 1878 njihet shteti serb. Humbja e luftës së osmanëve kundër Rusisë i dha mundësi shtetit rus që të formoj shtetin serb dhe të zgjeroj atë e shtetin malazez në tokat e banuara nga shqiptarët. Me atë kongres, iu dhanë dhe iu aneksuan krahinat e Kosovës veriore, deri te Nishi, shtetit serb të formuar. Serbia fillon kështu marrëshimin ushtarak në krahinat shqiptare dhe arriti që në vitin 1877/78 të pushtoje me gjenocid territore të gjëra shqiptare. Fillimisht e pranoj Perandoria osmane autonominë e Serbisë. Kjo periudhë kohore zgjati deri në vitin 1867. Në këtë kohe u tërhoqën ushtarët osman nga Serbia dhe ky shtet u pavarësua.
Të mos harrojmë se Serbia në këtë kohë ishte e gjerë në rrethin e Beogradit, pa Vojvodinën, e cila ishte gjermano-hungareze, pa Sanxhakun dhe pa Kosovën veriore, deri te Nishi. Kosova veriore, krahina e Nishit, e Pirotit, e Leskovcit, e Sanxhakut, e Prokupljes etj , iu bashkuan si kompensim i luftës së humbur osmane kundër Rusisë, në takimin e Shën Stefanit, shtetit serb. Po këtu iu dha nga Perandoria Osmane Plava e Gucia, Hoti dhe Gruda, Tivari dhe Ulqini Malit të Zi. Tërë këto territore shqiptare, në Kongresin e Berlinit, në vitin 1878, iu aneksuan shtetit serb dhe malazez. Me ndihmën e Fuqive të Mëdha, sidomos të Rusisë dhe Francës, si dhe me anim të Anglisë, që i takonin Paktit Atlantik, si rrjedhojë e animit të shqiptarëve nga Austrohungaria e Gjermania, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913, u krijua Serbia e Madhe. Mbi 50% të tokës shqiptare iu aneksua Serbisë.
Tërë Kosova e sotme, pjesët veriore dhe jugore të saj, iu aneksuan Serbisë. Iu dha Lugina e Preshevës, Kosova e sotme dhe tërë hapësira shqiptare sot nën Maqedoni. Formimi i shteteve sllave në Ballkan dhe zgjerimi i tyre në hapësirën e banuar nga shqiptarët është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e Fuqive të Mëdha të kohës dhe e Perandorisë Osmane. Për hesapet e tyre u shkatërrua Shqipëria. Perandoria Osmane dha si kompensim për luftërat e humbura kundër Rusisë, tokat e shqiptare sllave të jugut. Krijuan shtetet e mëdha sllave.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".