Qytetarët kërkojnë përgjigje nga Rama, pse nuk po i mbanë premtimet për ta ndërtuar kryeqytetin sikur që na e ke premtuar?

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga Rama, pse nuk po i mbanë premtimet për ta ndërtuar kryeqytetin sikur që na e ke premtuar?
Qytetarët kërkojnë përgjigje nga Rama, pse nuk po i mbanë premtimet për ta ndërtuar kryeqytetin sikur që na e ke premtuar?

Gani Qarri

  • 12 January 2024 - 07:48

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Rama urgjentisht duhet tu krijojë mundësi ndërtimi sidomos investitorëve vendor, në pronat dhe projektet e tyre, që janë në pritje për të filluar dhe kontribuar në ndryshimin dhe transformimin funksional, kualitativ e urban të kryeqytetit, e jo të merret me veprime të gabuara që qojnë në bllokim, izolim dhe përkeqësim të jetës së qytetarëve, duke u ndikuar nga grupet dashakeqe e mafioze të interesit. Përndryshe duhet t`ua thotë hapur qytetarëve, se pse nuk po lejohet ndërtimi në hapësirat e lira, qoftë në ato që janë në pronësi private apo edhe në pronësi të shtetit, të cilat gjenden në rrugët Tirana dhe Dritan Hoxha. Me bllokimin e ndërtimeve, prishet edhe imazhi, pamja dhe vetë funksionaliteti urban i kryeqytetit, në vend se të lejohet ndërtimi, duke u pasuruar ajo hapësirë me ndërtesa funksionale të bukura e të domosdoshme që i duhen aq shumë kësaj zone

-Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, para stuhisë në ardhje të qytetarëve të revoltuar, duhet që ta anulojë menjëherë, vendimin për mbylljen e rrugës Xhorxh Bush, të cilën ai çuditërisht e ka shndërruar në shesh dhe hapësirë për biznes, para se të ndodhin protestat e paralajmëruar dhe demonstratat e qytetarëve të vetorganizuar më datën 14 janar, paralajmërim ky që ka filluar të merr mbështetje të fuqishme publike të qytetarëve dhe nga shoqëria civile. Pas shfaqjes së lajmit lidhur me datën e protestave, grupi iniciues i kësaj lëvizje qytetare , përveç organizatave të shoqërisë civile, ka filluar të marr mbështetjet e para edhe nga KMDLJ- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Madje kjo përkrahje ka gjasa të rritet edhe më shumë, përderisa përmes një komunikate drejtuar medieve, mbështetjen e parë në favor të protestës kundër bllokimit të rrugës Xhorxh Bush, siç u cek edhe më lartë, e ka paralajmëruar publikisht edhe vet Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që është me ndikim. Për aq më tepër, KMDLNJ e ka kritikuar ashpër vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e kësaj rruge, prej nga thuhet se me mbylljen e rrugës dhe shndërrimin në shesh të saj, trafiku urban i qytetit, është shndërruar në kaos për shoferët dhe udhëtarët dhe për habi, pikërisht rruga që u mbyllë "rastësisht", doli të jetë, më e ndotura?! KMDLNj e ka cilësuar mbylljen e rrugës, edhe si shkelje e të drejtave të njeriut dhe kufizim të lirisë së lëvizjes për qytetarët, vendim i paprecedent, me të cilin trafiku urban, në vend se të shkarkohej, u shndërrua në lëmsh total për shoferët dhe qytetarët.

Madje për ta finalizuar edhe vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbylljen e rrugës edhe deri te Sheshi i Flamurit”, akt ky i cili për KMDLNj, nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç rritjes së kaosit të trafikut urban, pa harruar se edhe bizneset janë dëmtuar shumë, sepse me mbylljen e saj, i tërë trafiku u kthye në kolaps total. Për aq më tepër, krijohet dyshimi për lidhje serioze korruptive nga Komuna e Prishtinës, me grupet e interesit për çështje biznesi, e cila “Rrugët e mbyllura i ka shndërruar në hapësira korruptive duke dëmtuar maksimalisht bizneset legale. Andaj KMDLNj, e përkrahë pa rezervë, protestën e qytetarëve për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” dhe kundërshton ashpër, çdo mbyllje të rrugëve tjera, veçanërisht kur dihet mirë fakti se “Komuna e Prishtinës duhet ta marrë, paraprakisht, pëlqimin e banorëve për mbylljen e rrugëve dhe jo ta dhunojë vullnetin dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve në kryeqytet. Ky është vetëm paralajmërim i parë mbështetës, dhe një kritikë shumë serioze që vjen pikërisht në adresë të komunës së Prishtinës dhe kryetarit Përparim Rama nga KMDLNj, pra një alarm vërtetë serioz për besimin qytetar dhe kredibilitetin moral e profesional të kryetarit, i cili po rrezikon ta humb mbështetjen në mënyrë masive, për shkak të devijimit nga premtimet e dhëna. Improvizimit e tilla, janë sa të papranueshme për qytetarët, po aq edhe të dëmshme të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme, për ndikime korruptive nga grupet mafioze të interesit.

Dhe sa më herët që të merret vendimi për lirimin e rrugës për qarkullim, aq më mirë do të jetë edhe për vetë kryetarin Rama, që të fillohet me zhvillimin e projekteve që pas marrjes së mandatit nga kryetari Rama edhe nga vetë komuna janë planifikuar e votuar, sikur zgjerimi i sheshit 2, me hapësirën e Pallatit të Rinisë dhe lidhjen e tij me një platformë universale për t’iu dhënë qasja qytetarëve të Lagjes Arbëria. Pra kryetari Rama do të duhej shfrytëzuar autoritetin dhe pa vonesë, ta thërras urgjentisht një mbledhje të asamblesë komunale të Prishtinës, para se të ndodhi kjo protestë e paralajmëruar qytetare, në mënyrë që të merret vendimi për të zbatuar projektet e premtuara nga vet kryetari dhe realizimin e planit që Rama e kishte edhe program parazgjedhor, të përpunuar hollësisht edhe në aspektin profesional. Është koha e fundit, që të nisë puna për rregullimin e sheshit në lagjen Lakërishtë ku pa asnjë problem mundë të krijohet sheshi 2 i kryeqytetit, propozim të cilin, të gjithë qytetarët e përqafuan dhe mbështetën duke e dëshmuar këtë me vota që i dhanë për zgjedhjen e kryetarit Rama.

Kështu që Rama urgjentisht duhet ta korrigjojë gabimin që e ka bërë duke e bllokuar rrugën dhe “harruar” projektet e premtuara, të cilave duhet tu kthehet, dhe ta përmbush pa vonesa të mëtejme, premtimin e dhënë, sikur që e ka paraqitur në programin e tij me të cilin edhe i ka fituar votat, nëse dëshiron ta ruaj besimin e qytetarëve dhe të fitojë edhe një mandat tjetër. Rama urgjentisht duhet tu krijojë mundësi ndërtimi sidomos investitorëve vendor, në pronat dhe projektet e tyre, që janë në pritje për të filluar dhe kontribuar në ndryshimin dhe transformimin funksional, kualitativ e urban të kryeqytetit, e jo të merret me veprime të gabuara që qojnë në bllokim, izolim dhe përkeqësim të jetës së qytetarëve, duke u ndikuar nga grupet dashakeqe e mafioze të interesit. Përndryshe duhet t`ua thotë hapur qytetarëve, se pse nuk po lejohet ndërtimi në hapësirat e lira, qoftë në ato që janë në pronësi private apo edhe në pronësi të shtetit, të cilat gjenden në rrugët Tirana dhe Dritan Hoxha.

Me bllokimin e ndërtimeve, prishet edhe imazhi, pamja dhe vetë funksionaliteti urban i kryeqytetit, në vend se të lejohet ndërtimi, duke u pasuruar ajo hapësirë me ndërtesa funksionale të bukura e të domosdoshme që i duhen aq shumë kësaj zone. Pikërisht tek kjo zonë edhe nga qeverisjet e kaluara dhe kolegët paraprak të kryetarit Rama, tash e më shumë se 20 vjet, mbahen të bllokuara lejet ndërtimore, derisa të njëjtat vazhdojnë të mbeten peng i bllokimit edhe nga kryetari Rama, për 2 vitet e kaluara të mandatit të tij. Prandaj nuk ka më, asnjë kuptim që hapësirat në Lakërishtë, mes Pallatit të Shtypit dhe Pallatit të Rinisë, si në pronësi private e publike, të mbahen peng e të mos revitalizohen me projekte multi funksionale të paralajmëruar gjatë fushatës të cilat do ti jepnin pamje evropiane kryeqytetit dhe të jenë në shërbim të qytetarëve, projekte super moderne, që do të ishin edhe në funksion të përgatitjes për organizimin e Lojërave Olimpike mesdhetare të vitit 2030, të cilat do të mbahen në Prishtinë.

Por që të ndodhë krejt kjo, fillimisht duhet të hiqet dorë menjëherë nga bllokimi i pa kuptimtë dhe të lirohet urgjentisht për qarkullim rruga Xhorxh Bush, sepse me mbylljen e saj, faktikisht komuna dhe kryetari po e bllokojnë ekonominë legale dhe po e josh dhe mundëson zhvillimin e ekonomisë ilegale, ndërsa humbës janë të gjithë qytetarët, përderisa dihet mirëfilli se "bizneset" te rruga Xhorxh Bush që të gjitha janë të dyshimta dhe ilegale të cilat marrin para nga qytetarët, por shtetit nuk i paguajnë, asnjë taksë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".