Kulmi i skandalit në drejtësi, Gjykata Themelore e Prishtinës kundër mbajtjes në arrest të dyshuarit për zhvatje në ATK

Kulmi i skandalit në drejtësi, Gjykata Themelore e Prishtinës kundër mbajtjes në arrest të dyshuarit për zhvatje në ATK
Kulmi i skandalit në drejtësi, Gjykata Themelore e Prishtinës kundër mbajtjes në arrest të dyshuarit për zhvatje në ATK

Gani Qarri

  • 16 January 2024 - 16:40

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Refuzimi i habitshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i kërkesës së bazuar të Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit për 12 zyrtarët e arrestuar të ATK-së dhe biznesmenit të dyshimtë Feim Pulaj, nën akuzat për korrupsion dhe krim të organizuar, pavarësisht faktit se hetimet e Prokurorisë kishin zgjatur mbi 4 vjet dhe gjatë zhvillimit të tyre, ishin zbuluar veprime shumë të kundërligjshme, përfshi keqpërdorimin e pozitave dhe abuzimin e thellë me detyrën zyrtare, duke i shkaktuar buxhetit të shteti miliona humbje, dëshmoi edhe njëherë më tepër, se një pjesë e gjyqtarëve, vërtetë janë shumë të korruptuar dhe të lidhur fort me rrjetet kriminale, të cilët ia bëjnë avokatinë më të mirë krimit të organizuar.

 

Përplasjet ndërmjet gjyqësorit të kalbur e prokurorisë dhe marrja e vendimit të turpshëm refuzues nga ana e gjykatësve të inkriminuar edhe vet deri në fyt, ndaj kërkesës së bazuar të Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit për 12 zyrtarët e ATK-së që u arrestuan ditë më parë për korrupsion, është lajmi më denigrues dhe porosia më e keqe e mundshme, për mosluftimin e vazhdueshëm të krimit, që vjen nga drejtësia e stërkequr kosovare, e cila mund të shihet edhe nga planetët e tjerë, se ka nevojë të patejkalueshme dhe sa më parë që të jetë e mundur, për reformim total dhe Vetting të thellë e rrënjësor. Një gjyqësi, thellësisht e dyshimtë edhe vet, e cila në vend të masës së paraburgimit, lenë kriminelët dhe të dyshuarit për krim e korrupsion, të mbrohen në liri, duke u ofruar atyre edhe mundësinë e interferimi tek dëshmitarët, nuk do koment, kur me vendime qesharake, në vend të masës së burgimit, bënë sikur u cakton të arrestuarve, “ndalesë” ofrimi të personave apo vendit të caktuar, si bie fjala, vendit të punës, që është më tepër se e turpshme dhe lë të dyshohet fort, se o kemi të bëjmë me gjyqtar tërësisht amator apo thellësisht të inkriminuar dhe të lidhur edhe vet këmbë e kokë me mafien korruptive dhe rrjetet e krimit të organizuar. “Të pandehurve u ndalohet qasja dhe ofrimi në objektet e institucionit qendror të ATK-së, përfshirë të gjitha regjionet e saj në largësinë prej 500 (pesëqind) metra, të pandehurve punonjës të ATK-së tani iu ndalohet kontakti dhe ofrimi me të pandehurin F.P (Feim Pulaj) dhe bizneseve të tij, në largësi prej 500 (pesëqind) metra”, thuhet në njoftimin qesharak, derisa të pandehurit informohen se vetëm në rast mosrespektimi të kësaj mase, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit. Zyrtarët e arrestuar të ATK-së, nën dyshimin për korrupsion janë: Masar Zejnullahu, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Avdil Jakupi, Muhamet Rafuna, Murtez Zeqiri, Milaim Berisha, Gazmend Gjocaj, Adil Paqarizi, Vllaznim Krasniqi, Agim Rama, Xhemajl Hetica. Kurse hetimi i përfshirjes së tyre në korrupsion dhe krim të organizuar nuk ishte hetim dosido, por një hetim sistematik, përcjellja e inkriminimit të të cilëve ka zgjatur hiq më pak se 4 vite me radhë, derisa është marrë përfundimisht, vendimi i bazuar me fakte të bollshme, për arrestimin e tyre, por përkundër të gjithave, Gjykata Themelore e Prishtinës, për arsyet që i di vetëm ajo, i ka lënë ata të lirë, duke shqiptuar masën më të lehtë të mundshme, apo edhe tërësisht qesharake, si ndalesa për ofrim me personat dhe objektin e caktuar..... Vetë drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka dëshmuar se për ngritje të aktakuzës ndaj këtyre personave, Prokuroria kishte zhilluar hetimet qysh nga viti 2020 dhe vetëm pas hetimit për hiq më pak se 4 vite të plota, Prokuroria kishte mbledhur argumente të mjaftueshme se ata dyshoheshin me fakte dhe u mor vendimi për arrestimin e tyre, por prapë Gjykata themelore e Prishtinës, përkundër argumenteve bindëse, nuk dëshiron mbajtjen e tyre në paraburgim dhe u ndalon të dyshuarve vetëm qasjen dhe ofrimin në objektet e institucionit qendror të ATK-së.. E për tu bërë ky rast akoma edhe më qesharak, kundër këtij aktvendimi të paprecedent juridik, palët e pakënaqura, që në këtë rast i bije edhe Prokuroria, po përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë!!!....kanë të drejtë ankese, ...në Gjykatën e Apelit. Vendime të paprecedent si këto, janë dëshmi e fuqishme që me të drejtë, të bëjnë për të dyshuar shumë, e pse jo edhe për të konstatuar, lidhjen e ngushtë të gjyqësorit të korruptuar me personat e dyshuar dhe nëntokën e Krimit të Organizuar. Përndryshe siç është në dijeni, tanimë edhe mbarë opinioni publik, nuk është vetëm ky rast, por ka edhe shumë e shumë raste tjera të të aktakuzave madje edhe të vet Prokurorisë Speciale, të cilat dështojnë pikërisht në gjykata dhe proceset gjyqësore, ku është dëshmuar se në vijimësi kemi sjellje të papërgjegjshme të gjyqtarëve të korruptuar në të gjitha instancat, të cilët janë të lidhur ngushtë dhe mu si rrjet merimange me krimin e organizuar, ndaj nuk janë avoketërit, por vet gjyqtarët e korruptuar, ata të cilët ua bëjnë avokatinë më të fuqishme mbrojtëse kriminelëve dhe rrjeteve të Krimit të Organizuar, përfitues material dhe pjesë fizike e strukturore e të cilit, dyshohet të jenë edhe ata vet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".