Opozita e tashme e Kosovës, 20 vjet e shkatërroi dhe e copëtoi Kosovën

Opozita e tashme e Kosovës, 20 vjet e shkatërroi dhe e copëtoi Kosovën
Opozita e tashme e Kosovës, 20 vjet e shkatërroi dhe e copëtoi Kosovën

Ragip Mexhuani

  • 20 January 2024 - 16:31

Shkruan: Ragip Mexhuani

Në hartat e Kosovës gjatë kohës së komunizmit 8 mijë e sa hektarë që i dhanë Malit të Zi ishin të Kosovës. Si Çakorr- Hajlë-Zhleb. 

Zv.kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është përcaktuar sipas Kushtetutës së vitit 1974. Kosova dhe Mali i Zi e kanë nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror.

Kjo marrëveshje është nënshkruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni dhe ministri i Brendshëm malazez. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë. Ramush Haradinaj për me u bërë kryeministër ia dha votat e AAK-së parlamentit. Si Ramushi nga kufiri me Malin e Zi ashtu edhe H.Thaçi, Bedri Hamza dhe Reshat Çalaj në barkën nga liqeni i Ujmanit e mashtronin popullin kinse Kosova është e pandashme. Avdullah Hoti e qoi Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë te Trumpi-Grenelli edhe ajo marrëveshje ishte në favor të Serbisë. Sovranitetin në Veri të Kosovës e ka shtrirë vetëm Albin Kurti. 

Ashtu edhe Maqedonisë iu dhanë ndërkombëtarisht 2500-8000 ha. Këta mijëra hektarë si nga Maqedonia dhe Mali i Zi duhet kërkuar nderkombëtarisht.

Populli i Kosovës ka jetuar nga bujqësia dhe nga fabrikat. 39% të të ardhurave i siguronte nga prodhimet bujqësore, ndërsa 61% jashtë bujqësisë (nga fabrikat etj.). Tani popullit të Kosovës i mungon gjysma e tokës dhe 90% e fabrikave. Ekonomia e Kosovës 1971-1988 ka realizuar eksport dhe import me të gjitha kontinentet. Kosova më tepër ka eksportuar mallra 221.774 000 dollarë amerikanë, kurse ka importuar 179.779 mijë dollarë amerikanë. Populli, tani më tepër po jeton nga mërgimtarët dhe nga importi (prodhime nga jashtë). Në Kosovë mbi 80% e prodhimeve bujqësore sigurohen nga jashtë (importi). Para luftës me grurë janë mbjellur mbi 100 mijë ha, kurse tani mbillen vetëm 50 mijë ha. (Koha Ditore, 17 nëntor 2019). Sipas ekspertëve, në vitin 2050, në Kosovë do të ketë vetëm 0,04 ha tokë bujqësore për kokë banori. 

Gazetarët, sdm. të televizioneve me analistat kurrë nuk i kritikuan politikanët për shkatërrimin e Kosovës (shkatërrimin e fabrikave,shkatërrimin e tokës bujqësore me betonime e ndërtime pa kriter, 178.853 ha tokë publike i uzurpuan kinse i blenë, makineritë e fabrikave i shitën për skrap dhe trojet e tyre i përvetsuan për bisnese). 

Deri në vitin 1990, në Kosovë funksiononin 1.733 ndërmarrje industriale, ndërsa pas çlirimit tani rreth 90% e këtyre ndërmarrjeve nuk funksionojnë (Nexhat Çoçaj). Sipas AKP-së janë privatizuar 1.300 ndërmarrje shoqërore me një vlerë prej 760 milionë euro. Nga këto mjete, 90 milionë euro janë transferuar në buxhetin e Kosovës. …

Vetëm Kombinati i duhanit të Nishit në Serbi është shitur mbi 520 milionë euro. E keqja e privatizimit në Kosovë filloi me qeverinë e përkohshme. … Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë nga pushtetmbajtësit e Kosovës kishte të vetmin qëllim pasurimin e individëve dhe grupeve të caktuara, duke lënë anash interesin e ekonomisë dhe të popullatës së Kosovës. Nga Serbia Kosova importonte rreth 400 milionë euro në vit, kurse Kosova në Serbi eksportonte mallra vetëm 36 milionë euro. … Kosova në vitin 2016 importonte mallra 2.789.491 mijë euro, kurse eksportonte 309.627 mijë euro. (Prof.dr. Musa Limani). 

Kosova ka shkallën më të lartë të varfërisë dhe të papunësisë. 

Për shkatërrimin dhe copëtimin e Kosovës është dashur të dënohen ish pushtetarët me prokurorët dhe gjyqëtarët që ishin bashkëpjesëmarrës. Kjo opozitë me analistë e kritikojnë Kurtin se Kosovën nuk po e njohin shtetet tjera, pse po ikin rinia në Perëndim, për gjendjen e vështirë ekonomike, për PISA, për protestat e policisë elitare,etj,. 

Deri më 2015 Kosovën e kanë njohur 111 shtete. Njohjet për Kosovën janë pakësuar nga keqqeverisja e juaj. Në kohën e qeverisë Kurti ishte pandemia në krejt botën, pastaj lufta Rusi-Ukrainë, tani lufta Izrael-Palestinë, etj,. Ju edhe në opozitë po i pengoni njohjet, po insistoni me dhunë për të ardhur prapë në pushtet, siç ishte rasti verën e kaluar që përdorët dhunë kundër qeverisë, në parlament. Nxënësit e Kosovës kanë dalur të fundit në PISA edhe në kohën  tuaj më 2015,2018. Kjo është pasojë e juaja, mësuesit-arsimtarët janë nga koha juaj. Plagjiaturë : Më tepër janë doktoruar, magjistruar shqiptarët 20 vitet tuaja se sa për 40 vjet në komunizëm që nga viti 1947. 

Numri i lëndëve të pazgjidhura në fund të vitit 2013, arriti në 236 mijë raste. Në vitin 2014 janë bërë 503 kallëzime penale për korrupsion. Vetëm 2% e të cilave janë inicuar nga prokurorët. Më 2 shkurt 2010, në Qendrën e Trajnimeve të policisë në Kishnicë ka patur grevë masive disa ditëshe të gjitha njësive speciale të policisë së Kosovës për rritjen e pagave 100%.

Kryeprokurori i Prizerenit Sylë Hoxha i cili ka qenë prezent në procesin e ekspertizës së Astrit Deharit i cili ka pohuar se në trupin e të ndjerit ka pasur edhe gërvishje në qafë dhe në dorën e majtë. Pastaj Sylë Hoxha thotë Astriti është vetëvrarë. (Koha Ditore, 8 nëntor 2008). 

Më 18 gusht 2023 Blerim Isufaj, një prokuror i njohur i cili rastin e vrasjes së Dino Hasanajt e karakterizoi në vetëvrasje. (Koha Ditore, 30,31 dhjetor 2023). 

Për 20 vjet nga opozita u shpërngulën rreth 25% e popullatës. 

Eksodi i mbi 100 mijë kosovarëve drejt BE-së në vitin 2014-2015 tregon se situata ekonomike ishte e tmerrshme. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2015… 50 mijë kosovarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në BE sipas Eurostat. 

Asociacionin e keni pranuar ju e Thaçi më 2013, Mustafa më 2015. Vuçiqi rregullisht e kërkon Asociacionin e Thaçit dhe të Mustafës. Vuçiqi thotë  Albini nuk e pranon Asociacionin. Kryetari i L.Vetëvendosje Visar Ymeri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se Asociacioni do ta shformojë Republikën e Kosovës. … Republika po hiqet…. për ti bërë vend Zajednicës. (Epoka e Re, 7 shtator 2015). 

Tani Visari thotë : Albini e ka pranuar Asociacionin më të keq se Thaçi dhe Mustafa. 

Nga Opozita e tashme, analistët, gjyqësori nga Kushtetuesja, prokuroria, mediat sdm. elektronike,sindikatat, etj,. Qeveria Kurti nga këto nuk po mundet ta çkap shtetin. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".