Sulmi terrorist serbë në Banjskë, faturë e kushtëzimit nga BE dhe SHBA, që do ta paguaj regjimi agresiv i Vuçiqit

Sulmi terrorist serbë në Banjskë, faturë e kushtëzimit nga BE dhe SHBA, që do ta paguaj regjimi agresiv i Vuçiqit
Sulmi terrorist serbë në Banjskë, faturë e kushtëzimit nga BE dhe SHBA, që do ta paguaj regjimi agresiv i Vuçiqit

Blerim Burjani

  • 23 January 2024 - 17:50

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Ky rast e ka fundosur thellë Serbinë dhe politikën e Vuçiqit. Tash ai do të detyrohet që në mënyrë të heshtur ta pranoj shtetin e Kosovës sepse pikërisht për këtë presioni do të jetë shumë më i madhe ndaj Serbisë. Kosova mjafton ti thotë po krijimit të një lloj asociacioni serb dhe me këtë përfundon obligimi i Kosovës në këtë kërkesë, ndërsa Serbia po hyn në një zonë të rëndë dhe akoma më të vështirë që nga koha e Millosheviqit.

 

Sulmi terrorist serb në fshatin Banjskë të Republikës së Kosovës, ndonëse akoma në mënyrë të heshtur, ka filluar të prodhon pasoja të rënda dhe të mëdha për Serbin dhe të ardhmen e këtij shteti në perspektivën e integrimit evropian. Edhe pse ende nuk ka ndonjë raport zyrtar të publikuar analitik dhe hetimor për rastin Banjskë nga BE, apo SHBA, Serbia po mbanë pasojat konkrete, me ato  shtrëngimet politike që po e përcjellin kohët e fundit, shtrëngime këto  që ditë, javët dhe muajt në vijim do të vijnë duke u rritur. Pra do të ketë edhe më shumë presioni ndaj Serbisë lidhur më këtë sulm. Tani më po duke hapur se Serbia në mënyrë interne dhe të heshtur, pa ndonjë zhurmë të madhe publike po akuzohet për rastin Banjskë. Kjo është arsyeja pse tash të gjitha masat e sigurisë që po i ndërmerr qeveria kosovare në veri po përcillen e po pranohen, po mbështeten po ashtu në mënyrë të heshtur nga faktori ndërkombëtar, secili veprimi Qeverisë së Kosovës, institucioneve legale e kushtetuese për shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri, po përkrahet nga BE dhe SHBA. Kjo në mënyrë direkt i bije që mbrojtja është legjitime dhe Serbia është agresor në rastin Banjskë dhe pikërisht për këtë do të paguaj faturë të lartë politike. Ky rast e ka fundosur thellë Serbinë dhe politikën e Vuçiqit. Tash ai do të detyrohet që në mënyrë të heshtur ta pranoj shtetin e Kosovës sepse pikërisht për këtë presioni do të jetë shumë më i madhe ndaj Serbisë. Kosova mjafton ti thotë po krijimit të një lloj asociacioni serb dhe me këtë përfundon obligimi i Kosovës në këtë kërkesë, ndërsa Serbia po hyn në një zonë të rëndë dhe akoma më të vështirë që nga koha e Millosheviqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".