Projekt-platforma ime për ringritjen dhe për fitoren e pushtetit nga opozita demokratike(PD)
Skender Kapiti
Nga: Skënder Sadri Kapiti
Idetë dhe platformat për ndryshimin në PD nuk janë prona dhe personalizime të individëve të vecantë, pse ndokush ka karrierë politike të pamerituar, por idetë dhe plotformat, mendimet dhe sygjerimet e vërteta vijnë nga ata të cilët e kanë vëzhguar vazhdimisht PD-në dhe zhvillimet e saj: ato vijnë nga ata dhe nga demokratët kritikë të hershëm sepse gjëndja sot në PD nuk shpërtheu këto dy vitet e fundit, por të këqijat, korrupsioni, autokracia e servilizmi kanë vite e vite, kanë shumë kohë që e kanë gërryer Partinë Demokratike.Partia Demokratike duhet të clirohet nga nihilizmi, egoizmi dhe të cbunkerizohet nga injoranca, servilizmi, nepotizmi dhe nga korrupsioni.
Sot në gjëndjen që është te Partia Demokratike cdo democrat dhe i djathtë duhet të kontrubuojë për ringritjen dhe konsolidimin e Partisë Demokratike në mënyrë që ajo të vijë në pushtet. Aq më shumë kur realiteti dhe koha janë dhe inkurajojnë forcimin e PD-së si edhe për faktin se demokratët kanë në anën e tyre edhe SPAK-un, edhe SHBA-të dhe BE-në.
Partia Demokratike ka potencë dhe energji politike për të bërë ndryshimin, ashtu sic veproi para 33 vitesh që ndryshoi sistemin. Por sot kohët kanë evoluar ashtu sikurse që edhe PD duhet të evolojë edhe vetë ajo, duke u emancipuar demokratikisht dhe politikisht, duke u ndarë nga e shkuara, tranzicioni dhe korrupsioni, retorikat dhe fantaalibirat.
Demokracia është një proces ndryshimi i panderprerë.
Demokratët duhet të përballën me të vërtetën, dhe e vërteta e realitetit të sotëm kërkon ndryshimin.
Partia Demokatike duhet tani të ketë një projekt të ri , dhe mos të vazhdojë më sipas projektit pseudodemokratik të Katovicës, dhe as me arnime me arna demokratike.
Nuk mund të prodhojnë ide e platformë servilet dhe ata të cilët akoma thonë se Berisha ëahtë “historiku”, ka merita, se është i pazëvëndësueshëm dhe që janë deklaruar se u “habitën” pse SHBA e shpalli atë non grata.
Nuk janë të besueshëm si reformatorë e “shpëtimtarë” ata që presin kur Berisha të falimentojë e të ndëshkohet gjyqësisht për korrupsion e pastaj këta të gjithë duan të jenë në krye e të synojnë që të jenë jenë kryetar PD-je, deputetë, ministra e kryeministra.Platforma për ndryshim në PD duhet të fillojë me kritikë reale, të guximshme dhe pozitiviste kundër korrupsionit dhe frymës servile që e ka karakterizuar PD-në në këto vite tranzicion.
Partia Demokratike që të ndërtojë një platformë të re politike dhe që të pretendojë se ajo është parti e vazhdimësisë dhe njëkohësisht edhe moderne ajo duhet të gërshetojë traditën e mirë të këtyre 30 viteve me të renë demokratike e liberale, pra të ndërthuret pozitiviteti i së vjetrës me të renë politike.
Që PD të formojë një platformë të re politike e qeverisëse në mënyrë që ajo të jetë sa më bindëse, Partia Demokratike duhet edhe të afrojë edhe demokratët e vërtetë dhe të hershëm, intelektualët e mirëfilltë, mediatikët dhe opinionistët e guximshëm të cilët e njohin mirë historikun dhe të vërtetën e zhvillimeve politike në PD.
PD duhet të marrë në konsideratë dhe të pranojë këshilla nga elita politike sidomos e viteve 1992-1996 ku në parlament në ato vite PD solli deputetët meritorë, të aftë, të përgjegjshmë dhe me moral të lartë, dhe po kështu në vitet 1992- 1998 puna e bashkive , kryetarëve dhe prefektëve demokratë ishte model ndershmërie e jokorrupsioni.
Dëmin e madh PD-së ia bëri qeverisja e dyte e saj, 2005-2013, pasi PD keqqeverisi sipas kodelit të korrupsionit të qeverisë Nano, korrupsion dhe papërgjegjshmëri që kulmoi me bashkëqeverisjen a Berisha-Meta, që është edhe shkaku kryesor që e cuan PD-në sot në këtë gjëndje. PD duhet të “rehabilitojë” ata të ndëshkuarit pse kishin mendim ndryshe nga Berisha dhe mbështetësit e tij, prej të cilëvë PD erdhi në këtë gjëndje ku ajo është sot, në mënyrë që të ndahet nga e shkuara, nga tranzicioni dhe nga korrupsioni.
Gjithashtu Partia Demokratike duhet të hapet dhe t’a ftojë mendimin intelektual dhe akademik dhe jo të jetë si një organizatë që përjashton dhe mbyt aftësinë, profesionalizmin, patriotizmin dhe mendimin intelektual dhe lirinë e tij.Dhe duke vepruar kështu atëhere PD nxjerr, harton dhe paraqet edhe programin e saj politik,ekonomik e zhvillimor të besueshëm për të bërë ndryshimin.
Dy janë problemet politike e demokratike më të mëdha që ka sot Shqipëria. Problemi i parë është qeverisja e superskandaleve të korrupsionit dhe e papërgjegjshmërisë kombëtare, dhe problem i dytë është gjëndja mjerane pothuajse jashtëfunksionale e opozitës, PD-së.
Në asnjë vënd demokratik nuk do të kishte qenë i mundur vazhdimi në pushtet e një qeverisje të një qeverie të tillë si kjo në Shqipëri.
Akoma ka miopi e qorrollepsje politike e mediatike sikur Partia Demokratike është Foltorja dhe kryetari i saj i ngujuari në shtëpinë e arrestit shtëpiak.Kjo faktikisht ka sjellë dhe vazhdon të mbajë opinionin demokrat të coroditur edhe për pak kohë, kështu edhe për faktin se Partia Demokratike nuk ka kristalizuar akoma bindshëm as ide dhe as platformë unike se si mund të bashkohet,por nuk ka as platformë për të ardhur në pushtet, dhe për pasojë ajo as nuk po di për t’a shfrytëzuar gjëndjen dhe pakënaqësinë gjithkombëtare kundër qeverisë aktuale për të marrë pushtetin ,ose ajo nuk don që të vijë në pushtet sepse deputetët e PD-së ndjehen mirë me përfitimet dhe privilegjet që kanë si deputetë.
Kjo pasi sot Partia Demokratike rezulton të jetë vetëm si parti e deputetëve dhe e shkëputur tërësisht nga baza dhe antarësia, ku 60% e deputetëve të saj janë kot në parlament dhe vetëm sa i bëjnë yzmet mandatit të deputetit dhe dëm PD-se dhe demokratëve.
Më shumë ide dhe vullnet për të bashkuar PD-në dhe për marrë pushtetin ka në bazë dhe te antarësia e PD-së se sa te deputetët dhe te strukturat lart të saj. Kjo duket në braktisjen e Foltores nga demokratët,pasi e shohin se ajo vetëm sa përcan , se ajo vepron vetëm për interesa personale të ishkryetarit dhe kundër SPAK-ut, SHBA-ve dhe drejtësisë së re.
PD-ja akoma merret me vetveten, me trille e retorika, me alibira e fantazira justifikimesh duke kërkuar e gjetur dhe duke u marrë me “armiqt e brendshëm” dhe “të jashtëm”dhe nuk merret me thelbin,që si opozitë të gjitha energjitë duhen përdoruar kundër këtij pushteti.
Me fyerje, me intriga e me shpifje Partia Demokratike ka arritur deri aty sa që asnjëri të mos ketë autoritetin,as besimin dhe as aftësinë për të berë bashkimin e demokratëve sepse Partia Demokratike ka edhe trashëgiminë e partive diktatoriale: të asaj se pas kryetarit “historik” nuk mundet ndokush tjetër ta drejtojë Partinë Demokratike, dhe të parimit tjetër të partizanizmit leninist, që kur themi kryetari kuptojmë partia,dhe kur themi partia kuptohet kryetari.
Pra gjëndja sot në PD ka precipituar në jo demokracitet, në divergjenca dhe në përcarje për intersa personale e korruptive si pasojë edhe e mendësive dhe trashëgimisë komuniste të ishlidershipit të saj.
Në këto kushte mendoj se zgjidhjen do e japin SHBA-të, të cilat janë partner i PD-së dhe i shqiptarëve, dhe SHBA-të duhet t’a ndihmojnë PD-në për të dalë nga kriza duke ofruar dhe mbeshtetur demokratizimin e saj ,ndarjen nga e shkuara , nga korrupsioni dhe nga tranzicioni.
Demokratët duke mos qenë në gjëndje që ta ringrenë vetë PD-në atëhere demokratët duhet të dëgjojnë e ta mbështesin SPAK-un dhe të dëgjojnë SHBA-të. Demokratët duhet të bashkohen edhe rreth një kryetari që është i pranueshëm dhe që mbështetet nga SHBA-të dhe të cilat kanë besim te ai, një kryetar të PD-së i denjë dhe për kryeministër i Shqipërisë, gjë e cila do të bashkonte demokratët dhe rreth tyre edhe popullin opozitar për ta dëbuar nga pushteti korrupsionin dhe qeverinë e sotme.Demokratët duhet ta gjejnë dhe ta mbështesin një kryetar, dhe jo sic është situata sot ku shumë deputetë dalin e duan të duken si kryetarë, megjithëse as mandatin e deputetit nuk janë të aftë që ta justifikojnë dhe vetëm karriget e deputetit u interesojnë..
Demokratët duhet ta dinë mirë se politika amerikane pavarësisht se cila parti politike qeverisin Amerikën, pavarësisht se në SHBA qeverisin demokratët apo republikanët, SHBA mbështet në Shqipëri atë politikë që është partnere e besueshme e SHBA-ve, mbështesin politikën demokratike, antikorrupsion; mbështesin politikën që është për shtetin ligjor.
PD-së po i drejtohem me këtë leter publike sepse sot ajo nuk ka ide dhe as platformë unike për ringritjen e vetes së saj , dhe nuk ka platformë as për të marrë pushtetin, pavarësisht se në radhët e saj, ne strukturat drejtuese të saj, por edhe jashtë strukturave drejtuese të saj ka individë demokratë me vizion por të cilët neglizhohen e nuk përfillen nga elita politike e PD-së, madje as nuk dëgjohen as këshillat e tyre. Kjo vertetohet aktualisht sot kur Partia Demokratike tani po na rezulton me një politikë të tillë: “cdokush vetëm për vete dhe kundër të tjereve”. Këtë po e tregon dhe verteton sjellja e deputetëve aktual të PD-së, të cilët më shumë merren me njëri-tjetrin se sa kundër korrupsionit të qeverisë dhe për interesin publik dhe të demokratëve.
Janë normale për demokracinë diversiteti dhe mendimet ndryshe edhe brënda një partie, por jo divergjencat të cilat kulmojnë në agresivitet dhe në “armiqësi” politike më shumë se sa kundër kundërshtarit politik për interesa personale,grupale e korrupsioni në PD, ku segmente të saj madje vazhdojnë e merren dhe të jenë kundër SPAK-ut, SHBA-ve dhe kundër drejtësisë.
Duhet që 60%e këtyre deputetëve pa kualitet dhe aspak meritore të PD-së, të tillët nuk duhet të jenë më në lista për deputetë të Partisë Demokratike, pra duhet që ashtu sikurse VETTING- u në drejtësi që po pastron sistemin e drejtësisë duhet po kështu që të veprohet edhe në PD, duhet Vetting-u politik brënda saj.
Vazhdim…PD-në nuk e ndihmojnë akrobacitë politike dhe dukjet publike të deputetëve të saj që kanë synim vetëm e vetëm që këta ta marrin e sigurojnë edhe një mandat tjetër deputeti.
Dhe kjo po bëhet një kulturë e model i cili e mban PD-në, apo më sakt po i mban copat politike të saj të mbyllura brënda një rrethi vicioz me synim për të shfrytëzuar mundësi, përfitime e favore personale edhe poqese ata mbeten perjetësisht në opozitë për ta kjo nuk përbën fare shqetësim.
Demokratët duke e parë dhe duke e ndjerë se janë të braktisur dhe të tradhtuar nga lart dhe nga deputetët, dhe duke e humbur shpresën te ndryshimi, atëhere ata kalojnë në indifentizëm, pajtohen me realitetin dhe madje edhe largohen nga Shqipëria të cilat po i kushtojnë shumë shtrenjtë Partisë Demokratike.
Koha vertetoi se elita politike drejtuese e Partisë Demokratike ka manipuluar dhe ka vepruar në marrëdhënie pabesie dhe të pasinqeta me demokratët dhe me antarësinë e PD-së, pra edhe me votuesit e saj sepse kjo elitë e ka trajtuar PD-në si organizatë jodemokratike dhe si pronë private.
Tashmë besoj se demokratët janë bindur se duhet një demokraci ndryshe së pari në vetë Partinë Demokratike dhe për t’a luftuar e për të dalë nga kjo këtë gjëndje në mënyrë efektive dhe reale duhen prishur marrëdhëniet me elitën e vjetër politike dështake dhe të falimentuar dhe duhet që demokratët të ndahen përfundimisht prej elitës së vjetër politike të PD-së, demokratët duhet të ndahen nga trashëgimia komuniste dhe nga korrupsioni.
E them këtë sepse kjo kohë tranzicioni nxori në pah se Partia Demokratike paska qenë pa demokracitet të brëndshëm,dhe se ka funksionuar si një parti autokratike ku ligjin në PD e paska bërë kryetari dhe elita politike e hekurt e cila e paska parë dhe trajtuar PD-në si pronë dhe përdorur atë si mjet, dhe antarësinë e saj e ka përdorur si material njerëzor për avokati politike dhe për interesa të Kryetarit dhe të grupeve të interesit.
Dhe një keqfunksionalitet i tillë jo demokratik pashmangshmërisht e coi PD-në në derexhenë e sotme të korruptimit, fragmentarizimit,përcarjes, të humbjes së autoritetit dhe të humbjes edhe të besimit nga publiku.
Prandaj nëse demokratët nuk angazhohen në kërkim të një demokracie ndryshe, që do të thotë se nëse demokratët vazhdojnë e zhagiten në këtë gjëndje të pandryshuar, PD-ja do konsumohet akoma më tej, do rrudhet e do pakësohet e ndoshta do shkojë deri në shpërbërje.
Aktualisht dhe faktikisht Partia Demokratike është ndarë, në dukje në dy pjesë e ndoshta edhe më shumë akoma.PD-në është vështirë dhe krejtësisht e pamundur që t’a bashkojë e vjetra, nuk mund ta bashkojnë atë as deputetët aktualë të saj dhe as ata të cilët kërkojnë që të ruajnë privilegjet, pra nuk mund ta bashkojnë ata prej të cilëve PD erdhi dhe mbërriti deri këtu e kështu si mos më keq.
Prandaj që demokratët e vërtetë që të mund ta shpëtojnë PD-në nga shpërbërja duhet të kërkojnë alternativën politike ndryshe nga ajo se cfarë PD ka pasur dhe që ka deri më tani.PD duhet të ndahet përfundimisht nga tranzicioni, nga korrupsioni dhe nga e vjetra e non grata. ( vazhdon me : ja dhe programi politike që duhet të ketë PD).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".