Të gjithë urat e miqësisë dhe të njohjes së Kosovës si shtet me shtetet tjera i ndërtoi SHBA

Të gjithë urat e miqësisë dhe të njohjes së Kosovës si shtet me shtetet tjera i ndërtoi SHBA

Gjon keka

  • 26 February 2024 - 10:10

 

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Është koha që të gjithë të reflektojnë në lidhje me miqësinë në mes të Kosovës dhe SHBA , një raport ky i natyrshme në mes të një shpëtimtari dhe të shpëtuari. Kosova është shtet i ri dhe në zhvillim e forcim e sipër ,pa një mbështetje nga miqtë si SHBA ,BE dhe aleatët e saj nuk mund të ketë suksese dhe as të qëndrojë në këmbë. Sidomos në këtë kohë kur kriza gjeopolitike është në lartësinë e saj dhe se bota po shkon drejt një qartësimi ndoshta edhe më të mëdha të ndarjes së dy sferave të interesave strategjike të botës dhe të vendosjes së rendit të ri ndërkombëtar. Është tepër e rrezikshme madje vdekjeprurëse për vetë Kosovën si shtet nëse nuk e mbanë dhe ruan miqësinë dhe aleancën me miqtë e saj të dëshmuar përgjatë historisë së largët dhe kësaj të re,sikur janë SHBA,vendet mike evropiane dhe të NATO-s.

Sikur dihet Shqipërinë e shpëtoi nga copëtimi i mëtutjeshme dhe reduktimi i saj,presidenti Woodrow Wilson në kuadër të 14 pikave të tij,po kështu në luftën e fundit Kosovën e shpëtoi reagimi i vendosur i presidentit të ShBA Bill Clinton dhe ndërhyrja e NATO-s.Po të mos ishte vendimi i presidentit të ShBA -së dhe vendeve tjera mike ,Kosova sot nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur dhe as në këtë stad të ndërtimit të shtetit të saj,por ende me zinxhirët e robërisë nëpër duar.

Presidenti vizionar e historik Dr. Ibrahim Rugova jo rastësisht e la si testament që miqësia me SHBA të jetë e përjetshme dhe që kjo miqësi të kaloj nga një miqësi e zakonshme në një miqësi speciale dhe historike për të dy vendet. Po të shohim se si ka arrite deri këtu Kosova si shtet ,mund lehtë të vijmë në përfundim se të gjitha të arriturat e saj ,anëtarësimet, forcimin dhe zhvillimin e saj e ka të lidhur më mbështetjen e vazhdueshme të mikes sonë të madhe SHBA dhe vendeve mike të bashkimit evropian dhe NATO-KFOR-it. Sikur dihet çdo urë që është ndërtuar e që i ka lidhur Kosovën me botën demokratike dhe institucionet dhe anëtarësimet e njohjet ndërkombëtare të shtetit tonë ,është nga urat që i ka ndërtuar ShBA për Kosovën si shtet që ta pranojnë, ta njohin, ta bëjnë pjesë të botës demokratike e të lirë duke e mbështet në anëtarësim në organizate dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Pra sikur shihet të gjithë arritjet gjerë më sot të shtetit të Kosovës dhe ekzistencës së saj janë të lidhur me ShBA dhe vendet tjera mike të Bashkimit Evropian. Kështu që tani sikur më parë Kosova si shtet duhet që jo vetëm të jetë tepër ngushtë e lidhur me SHBA dhe vendet mike evropiane e të NATO-KFOR-it por edhe të këshillohet ,të koordinohet dhe të punojnë më dy duar (njëra dorë e madhe e fortë është SHBA dhe vendet tjera mike evropiane,ndërsa dora tjetër është vetë Kosova dhe institucionet e saj) të përbashkëta e me një kokë drejt të ardhmes së Kosovës. Sepse vetëm në një partneritet të sinqertë ,besnik, të miqësisë speciale dhe si aleat me SHBA dhe vendet mike evropiane e KFOR-in,Kosova si shtet mund të arrijë suksese të mëdha dhe drejt qëllimit që aspiron në integrimin dhe anëtarësimin në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".