Gjemba që ia vendosën Kosovës në mënyrë të padrejtë në kurriz t'i hiqet sa më parë nga BE-ja

Gjemba që ia vendosën Kosovës në mënyrë të padrejtë në kurriz t'i hiqet sa më parë nga BE-ja
Gjemba që ia vendosën Kosovës në mënyrë të padrejtë në kurriz t'i hiqet sa më parë nga BE-ja

Gjon Keka

  • 31 March 2024 - 08:32

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Duke ditur se tani Evropa është në prag të zgjedhjeve të qershorit të vitit 2024, kjo garniturë e tanishme duhet që t'ia largojë masat Kosovës të cilat iu vendosen pa të drejtë ,dhe se ishte një gabim i madh vendosja e tyre, ashtu që të mos ia lërë garniturës së ardhshme të cilët do të dalin nga zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Tani më po e pranojnë edhe vetë nga përfaqësuesit e Evropës në Bruksel se masat ndaj Kosovës ishin të gabuar dhe të padrejta dhe një gabim që duhet sa më parë të përmirësohet duke i hequr këto masa absurde që i janë vendosur Kosovës.

 

-Masat që iu vendosen Kosovës vitin e kaluar nga komisioni evropian me sugjerim të Borrelit dhe Lajçakut ishin masa që u morën pa e analizuar situatën reale në tërësi dhe këto masa u morën më tepër nga syzet ideologjike me të cilat e shihnin Kosovën Borrel dhe Lajçak , e këto syze e favorizonin Serbinë edhe pse ajo ishte fajtore kryesore dhe pala më destruktive si në dialog ashtu edhe në implementimin e marrëveshjeve duke e penguar Kosovën të zbatojë marrëveshjet sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës dhe si një shtet sovran ,demokratik dhe i lirë. Ky favorizim që iu bë Serbisë vitin që shkojë duke e lënë atë pa asnjë masë dhe duke ia ngarkuar Kosovës barrën e tillë e të padrejtë ,i shkojë huq shpresua në atë trajtim favorizues ,sepse Serbia e vazhdoi avazin e vjetër të destruktivitetit dhe të mosrespektimit të pikave të marrëveshjeve të arritura si dhe të nxitjes për konflikt dhe me zëra e fantazmave të së kaluarës. E gjithë ky favorizim që iu bë Serbisë kishte të bënte me shpresën e mbajtjes me zor të saj brenda oborrit evropian, duke e larguar nga orbita ruso-kineze ,por e gjithë sikur edhe vetë deklaruan përfaqësuesit e Parlamentit Evropian ishte e kotë ,sepse ajo jo vetëm se nuk u frenua ,por edhe tendencat për ta frenuar nuk kishin asnjë efekt madje vetëm sa e trimëruan Serbinë të vazhdojë të mbajë dy lugët në duar, dhe të ulët në dy karrige. Tani kur Kosova në këtë vit ka hyrë me lajme të mira në udhën e saj të integrimeve euroatlantike, si ajo e pranimit si anëtar i asociuar i Asamblesë parlamentare të NATO-së dhe në prag anëtarësimit të saj të plotë në Këshillin e Evropës,si dhe duke parë se Kosova po zbaton marrëveshjet me rastin e zgjedhjeve në veri, etj ,tani është e udhës që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të mblidhen dhe ta largojnë nga tavolina këtë gabim të madh dhe këtë padrejtësi që ia bënë Kosovës me masat që i vendosen asaj në mënyrë tepër të paargumentuar ,madje masa absurde. Heqja e masave ndaj Kosovës duhet të kërkohet në mënyrë të vazhdueshme nga të gjithë si nga përfaqësuesit e parlamentit evropian ,ashtu edhe të vetë atyre që e ia kanë vendosur këto masa ,me saktësisht heqja e masave ndaj Kosovës duhet të ndodhë sa më parë. Duke e parë se si Serbia vazhdimisht me retorikën e saj të fantazmave të së kaluarës po e provokon vazhdimisht rajonin dhe kërcënon Kosovën dhe jo vetëm, si dhe po tenton në mënyrë të vazhdueshme të ndikojë në pakicën serbe që jetojnë në shtetin e Kosovë duke i dirigjuar se si të jetojnë ,e mendojnë, si të sillen e luajnë etj, dhe duke luajtur vazhdimisht me kartën e destabilizimit , atëherë është e pajustifikueshme se si Bashkimi Evropian ende nuk i vendos asnjë masë asaj. Bashkimi Evropian dhe në përgjithësi faktori ndërkombëtar duhet të kuptojë se Serbia dhe politika e saj destruktive nuk ndalet duke e lejuar atë të luaj si të dojë, por duke ia treguar vijat e kuqe ajo mund të ndalet se luajturi lojërat e fantazmave të saj të së kaluarës. Kosova ende po e mbanë në kurrizin e saj barrën e masave të padrejta dhe të paarsyeshme , dhe askush nuk lëviz asgjë që kjo barrë e rëndë i është vendosur një shteti të vogël sikur është Kosova e cila ka dal nga lufta ende me plagë të pashëruara dhe ka dhënë gjakun në pemën e lirisë, demokracisë dhe për vlerat e përbashkëta mbi të cilat qëndron Evropa, pra t'i lihet kjo barrë në kurriz është e padrejtë dhe gabim ,një vendi që po përpiqet ta ndërtojë veten dhe ta marrë hapin në dinamik me kombet dhe shtetet tjera ,një vendi që iu është përkushtuar sundimit të ligjit,drejtësisë,demokracisë dhe ruajtjes së Republikës e sovranitetit të saj;një vendi si Kosova që aspiron të integrohet në familjen evropiane ,ashtu që të bëhet pjesë e botës së lirë ,demokratike dhe e respektimit të të drejtave dhe lirive të Njeriut dhe krah kombeve të paqes. Tani të gjithë institucionet në Kosovës si pozitë ashtu edhe opozitë dhe shoqëria civile dhe të gjithë duhet të kërkojnë tek aktorët evropian që t'i hiqen masat e padrejta dhe absurde Kosovës,ashtu që Kosova të çlirohet nga kjo gjemb që i është vendosur pa të drejtë, dhe të ecë pa ngarkesa e pengesa në udhën e saj të integrimit në organizatat evropiane dhe institucionet euroatlantike. Është koha që aktorët evropian të vendosin para se Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës t'i hiqen masat që ky vend të frymojë lirë edhe brenda kësaj organizate të rëndësishme evropiane sikur është Këshilli i Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".