NATO e ka seriozisht, me shtimin e trupave në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë po ja tregon Serbisë dhëmbët e ujkut

NATO e ka seriozisht, me shtimin e trupave në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë po ja tregon Serbisë dhëmbët e ujkut
NATO e ka seriozisht, me shtimin e trupave në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë po ja tregon Serbisë dhëmbët e ujkut

Gani Qarri

  • 20 April 2024 - 08:54

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Vendimi i NATO-s për ta përforcuar ushtarakisht praninë e trupave të saja në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, si me personel ushtarak, ashtu edhe ma armatim të rëndë e të sofistikuar luftarak, vjen si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë kundër lëvizjeve të fundit kërcënuese të ushtrisë serbe përreth kufijve të Kosovës dhe fillimit të përgatitjes së rebelimit për ndarje me dhunë të të ashtuquajturës "Republika Srpska",nga Bosnja dhe bashkimin e saj Serbisë!

-Të dyja këto vatra të nxehta krize të provokuara nga Serbia, janë vlerësuar si pikat më të rrezikshme për stabilitetin në rajon, prandaj edhe është vendosur që të përforcohet prania e NATO-s me të gjitha mekanizmat e saj, në Bosnje dhe Kosovë. Natyrisht këtë strategji veprimi për parandalim të eskalimit të një vatre të re konflikti e ka konfirmuar vet Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR) dhe komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, derisa duke folur për situatën në rajonin e Ballkanit, ka dëshmuar para Kongresit amerikan.

Cavoli tha që në fillim të fjalimit se NATO nuk ka vetëm një problem ashtu sikurse SHBA që nuk janë një vend me vetëm një problem, pasi që disa zhvillime të cilat së fundi, po ndodhin në Evropë dhe Ballkan paraqesin rrezik serioz për interesat e NATO-s dhe të SHBA-ve, siç ka gjëra të tjera që ndodhin në Evropë e që nuk janë të mira për interesat kombëtare të SHBA-së, kjo ka të bëjë edhe me luftën në Ukrainë por kryesisht me forcat e dislokuara në kuadër të misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje dhe Hercegovinë (Misioni EUFOR Altea). “Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon.

Duhen rritur numri i trupave në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre”, ndaj dhe po forcojmë lidhjet midis forcave rezervë të NATO-s në misionin Altea në Bosnje e Hercegovinë dhe misionit të KFOR-it, në Kosovë. Franca dhe në këtë mënyrë e falënderoj”, pohoi ai. “Franca ishte veçanërisht bujare në këtë çështje, të cilën e falënderojë që ka vënë batalionin në gatishmëri operacionale, ngase veçanërisht këtë javë, tensionet janë dukshëm më të larta në Ballkan ndaj kemi rritur mbledhjen e informacionit për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh në të dy vendet”, ku veçanërisht tensionet etnike në Bosnjë dhe Hercegovinë, kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, shtoi ushtaraku amerikan Cavoli. Komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, e ka konsideruar shtetin rus një “kërcënim kronik” për botën, duke e parë veçanërisht shumë shqetësues faktin e krijimit të një aleance strategjike mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, të cilat në gjithë globin, paraqesin rrezik permanent për paqen, lirinë dhe demokracinë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".