Vrasjet e grave në Kosovë fenomen i shëmtuar, pasojë e sistemit të drejtësisë së dështuar e korruptuar

Vrasjet  e grave  në Kosovë fenomen i shëmtuar,  pasojë e sistemit të drejtësisë së dështuar e korruptuar
Vrasjet  e grave  në Kosovë fenomen i shëmtuar,  pasojë e sistemit të drejtësisë së dështuar e korruptuar

Skender Mulliqi

  • 20 April 2024 - 09:15

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Pas luftës e deri më sot në shoqërinë tonë transitore, mungoj sa duhet sundimi i ligjit, si dhe korrupsioni endemik, ku pjesëmarrja e qytetarëve është e ulët, dhe sigurisht pastaj reflektohet ndjenjë pa fuqisë ,rritje e shkallës të dhunës ne shoqëri. Rasti i fundit të vrasjeve Prishtinë dhe në Pejë, ka treguar të gjithë dobësitë tona si shoqëri, dhe dobësitë institucionale, këtu e kam fjalën për mos veprim të duhur të prokurorëve dhe gjykatave. Pa reformim rrënjësor të organeve të drejtësisë, e ende nuk i kemi reformat e kërkuara, nuk do të ulët edhe shkalla e krimeve dhe vrasjeve brenda familjes, por edhe në përgjithësi.

-Vrasjet e grave nga burrat që po ndodhin këto vite të fundit në Kosovë, kanë tronditur opinion publik. Motivet janë të ndryshme por që sigurisht asnjëra prej vrasjeve nuk kane arsyetim. Në Ballkan dhe në Kosovë,gratë janë në disavantazh në të gjitha segmentet e jetës shoqërore dhe private në krahasim me burrat, pa përmendur stereotipet dhe paragjykimet e përhapura gjinore ndaj grave. Kjo dhunë ndaj grave, ndodhin në kontekste të caktuara shoqërore të karakterizuara nga një sërë ndryshimesh të papritura shoqërore. Kjo pabarazi ndaj grave i ka rrënjët në logjikën patriarkale,në varfëri , si dhe në dallimet dhe pasigurinë sociale etj. Vrasjet po ndodhin edhe për shkak të vakuumit institucional. Studimi më i hollësishëm i e vrasjeve më shumë ju takon profesionistëve të kësaj lëmie.

Pas luftës e deri më sot në shoqërinë tonë tranzitore, mungoj sa duhet sundimi i ligjit, si dhe korrupsioni endemik, ku pjesëmarrja e qytetarëve është e ulët, dhe sigurisht pastaj reflektohet ndjenjë pa fuqisë ,rritje e shkallës të dhunës ne shoqëri. Rasti i fundit të vrasjeve në Prishtinë dhe në Peje,ka treguar të gjithë dobësitë tona si shoqëri, dhe dobësitë institucionale, këtu e kam fjalën për mos veprim të duhur të prokurorëve dhe gjykatave. Pa reformim rrënjësor të organeve të drejtësisë, e ende nuk kemi reformat e kërkuara, nuk do të ulët edhe shkalla e krimeve dhe vrasjeve brenda familjes, por edhe në përgjithësi. Nuk guxojmë ti anashkalojmë këto vrasje të grave , të cilat në decenien e fundit u vranë për motive të ndryshme rreth 50 sosh. Është koha e reflektimit mbarë shoqëror dhe institucional, që kurba e këtyre vrasjeve makabre të ndalohen. E dimë mirë së çfarë dëmi shoqëror dhe familjar shkaktuan vrasjet e pas luftës .Pos dëmeve të mëdha,e zvetënuan edhe imazhin e Kosovës në sytë e botës demokratike.

Për të kuptuar fenomenin e vrasjeve duhet të merret parasysh motivi i tyre .Koha është apo ka qenë moti , që të merren masa adekuate për parandalimin e vrasjeve, që mos të shndërrohen në dukuri. Psikopatëve dhe narkomanëve, por edhe të gjithë tjerëve ekziston mundësia ligjore, që tu ndërpritet rruga e krimit. Ka mundësi të ndryshimit edhe të kodit penal nëse ligjet aktuale nuk janë sa duhet funksionale. Mos të këtë lehtësime ligjore për vrasësit, siç ndodhi deri më sot. Ashpërsia e dënimeve mendoj, së do të ulë shumë vrasjet ndaj grave dhe çdo vrasje për çfarëdo motivi tjetër në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".