Pritjet për 16 Majin, hapja reale e perspektivës evropiane të Kosovës

Pritjet për 16 Majin, hapja reale e perspektivës evropiane të Kosovës
Pritjet për 16 Majin, hapja reale e perspektivës evropiane të Kosovës

Arsim Aziri

  • 23 April 2024 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Siç edhe po shihet muajt në vijim Kosovës do t'i bëhet qartë perspektiva evropiane, dhe kjo tashmë është gjë e ditur dhe shume historike për vendin tonë. Muaji maj kur edhe mendohet të hedhet në votim anëtarësimi i Kosovës në KiE do të shënon perspektivë të re për Kosovën, natyrisht edhe do t'i kontribuohet kështu sistemit demokratik, ligjore, përfshi edhe të drejtave të njeriut, si vlerë universale tashme.

- Ky është momenti qe gradualisht Kosova po merr trajtim me dinjitoz seç kishte ne te kaluarën, duke rënë kështu në ambientin e njëjtë sa i përket vlerësimit ne nivel subjektesh shtetërore. Është shumë reale të pritet që muaji maj të jetë vendimtar dhe madje histori për qartësimin e perspektivës evropiane të Kosovës, duke marr edhe bekimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për anëtarësim në KiE, por edhe duke mos hezituar tutje por me guxim dhe bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që Qeveria ta dërgon në Gjykatën Kushtetuese draftin i cili parasheh kornizën e plotë ligjore të themelimit të asociacionit komunal, sepse modeli ekziston dhe është në funksion, pavarësisht se I pëlqen Beogradit ap[o nuk I pëlqen.

Ky obligim I trashëguar nga ish qeveritarët e kaluar nuk duhet të devijon për asnjë shkronjë nga Kushtetuta e shtetit të Kosovës dhe nga modeli ekzistues I Asociacionit që po funksionon dhe nuk po rrezikon më asgjë funksionalitetin stabilitetin dhe integritetin e shtetit, sepse është një mekanizëm koordinuesi pushtetit lokal me nivelin qendror për dinamizim më të madh të zhvillimit në funksion të demokracisë së avancuar evropiane. Pra qeveria e ka qartësuar deri më tash pozicionin e vetë dhe atë duhet ta mbaj dh eta jetëson në praktikë veprimi me kushtet të cilat janë deklaruar dhe p[publikuar. Me të drejtës Kryeministri i Kosovës Kurti i ka renditur disa kushte, pa të cilat, sipas tij, nuk mund të flitet për Asociacionin, duke përkujtuar 11 vjet të kaluara pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga kryeministrat e atëhershëm Thaçi e Daçiq, e më pas edhe nga Mustafa e Vuçiq. Kurti thotë se nuk mundë të bëhet Asociacioni, as nuk ka pse te diskutohet, nëse nuk pranohet dhe nuk zbatohet nga Serbia Marrëveshja Bazike e vitit 2023.

Ky kusht duhet të kihet parasysh edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar të cilët po e ndihmojnë procesin e dialogut. Serbia, në vend që të pranojë të nënshkruajë Marrëveshjen Bazike të vitit të kaluar të arritur në Bruksel ku e ka nenin 7, po insiston e kërkon ato dy marrëveshjet e viteve 2013 e 2015 që përbëjnë shkelje të dyfishtë”, dhe kjo nuk duhet dhe nuk guxon të pranohet e të bëhet pjesë e asociacionit komunal për të cilin po kërkohet të formohet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar. Qeveria e Kosovës gjithsesi do të duhet të jetë konsistente dhe parimore sa i përket gjithë procesit në vijim. Pra nuk mund të flitet e diskutohet vetëm për ‘Asociacionin pa e pranuar dhe respektuar Serbia në pako Marrëveshjen Bazike të Brukselit, 27 shkurt 2023, me Aneksin e Zbatimit nga Ohër, 18 mars 2023, dhe pa përfshirë të gjitha 39 marrëveshjet e akordimet në Bruksel, neni 10 i Marrëveshjes Bazike, si dhe - pa konstatuar që marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013) është shkelur dhe vijon të shkelet nga Serbia kurse vazhdimi i saj Mustafa-Vuçiq (2015) është rrëzuar në Gjykatë Kushtetuese.

Pra bazuar në këto kondita Qeveria mundet dhe është e prishte që ta harton pa vonesë draft statutin që bazohet tërësisht në ligjet ekzistuese, pa nevojë të ndryshimeve kushtetuese, sepse modeli ekziston dhe ai vetëm mundë të rimodelohet e përshtatet edhe për komunat me shumicë serbe të cilët duan të kenë një organizim të tillë të veçantë, por duke garantuar edhe të drejtën e anëtarësimit edhe për komunat tjera që janë me shumicë shqiptare, në fqinjësi, dhe kanë interes bashkëpunimi e bashkërendimi për zhvillim më dinamik lokal ka deklaruar Kryeministri duke zbardhur Kushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".