Asociacioni i Komunave serbe vetëm në bashkëpunim me ekspertët e shteteve mike

Asociacioni i Komunave serbe vetëm në bashkëpunim me ekspertët e shteteve mike
Asociacioni i Komunave serbe vetëm në bashkëpunim me ekspertët e shteteve mike

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 23 April 2024 - 07:49

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj –Zhuriani

Kosova nuk duhet humbur asnjë sekondë që draftin e Asociacionit ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të vendi dhe ajo të jep fjalën përfundimtare, dhe askush që e thotë dhe e mendon diçka se do shkelë Kushtetutën e vendit, ose të shkoj diçka në kundërshtim të saj, askush nuk është që të bëhet shtet brenda shtetit se do vuajmë sërish me shekuj si bënë ata sahanlëpirësit e mëparshëm që na lënë këtë zullum të madh.

Shih për këtë, ka ra ky problem dhe na kanë zënë bishtin me derë që të lëvizim më tej dhe për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj dhe jo të mbesim peng dhe të na mbetet faji neve, kur kërkon finalizimin e saj edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian.

-Republikës se Kosovës si asnjë herë më parë i vjen rasti më i mirë dhe më i volitshëm, po ashtu Kosovës si asnjë herë me parë nuk i ka ardhur kaq mbështetje bile për habi edhe nga disa shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovës dhe e kanë kundërshtuar me parë dhe tani për fat mirë nuk duhet hedhur dhe përbuzur këtë mbështetje kaq të fuqishme.

Kosova ka edhe një rast tjetër me të mirë dhe një armik shekullor si është Rusia që është lëçitur nga Bashkimi Evropian, ndaj duhet lobimi i vendit tonë si asnjëherë më parë me ato shtete që kanë votuar edhe kundër anëtarësimit në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian. Pra, Kosova nuk duhet humbur asnjë sekondë që draftin e Asociacionit ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të vendi dhe ajo të jep fjalën përfundimtare, dhe askush që e thotë dhe e mendon diçka se do shkelë Kushtetutën e vendit, ose të shkoj diçka në kundërshtim të saj, askush nuk është që të bëhet shtet brenda shtetit se do vuajmë sërish me shekuj si bënë ata sahanlëpirësit e mëparshëm që na lënë këtë zullum të madh.

Shih për këtë, ka ra ky problem dhe na kanë zënë bishtin me derë që të lëvizim më tej dhe për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj dhe jo të mbesim peng dhe të na mbetet faji neve, kur kërkon finalizimin e saj edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian. Dhe kemi frikën se miqtë tanë na rekomandojnë që të mos dështojmë në këtë plan dhe pastaj sipas tyre do na pret ndëshkimi dhe a kem takat ne që të kundërshtojmë sidomos miqtë më të fuqishëm të Botes. Pra, duhet që me shumë mençuri të lëvizim për të mirë për vendin dhe qytetarët e saj edhe njëherë po them se asgjë mos të lëvizet që shkon në kundërshtim me i´interesat shtetërore dhe kombëtare.

Pra, duhet pasur kujdes dhe nuk kërkon askush që për hir të armikut shekullor të japim diçka që shkon jashtë kushtetutës së vendit. Por kërkohet se kjo temë është thelbësore dhe shumë urgjente për Kosovën. Po ashtu duhet shikuar edhe me shumë kujdes atë që po e kërkon kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për nënshkrimet e mëparshme të kolegëve të tyre Hashim Thaçi, Ivica Daçiq dhe Isa Mustafa e Aleksandër Vuçiq, sido që të jetë duhet lëvizur tani për temën aktuale, thelbësore dhe urgjente që po e kërkon Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe shumë vende tjera mike. Duhet punuar shumë vëmendshëm dhe me përpikëri që të mos na ikë ky rast tepër i rëndësishëm për vendin tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".