Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosove është kusht i BE-së për Kosovën

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosove është kusht i  BE-së për Kosovën
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosove është kusht i  BE-së për Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 25 April 2024 - 07:39

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Me Marrëveshjen e 27 shkurtit te vitit 2023 ne Bruksel dhe me aneks Marrëveshjen e 18 marsit te vitit 2023 të Ohrit, si Kosova, ashtu edhe Serbia, janë të obliguara që t'i respektojnë çështjet e përcaktuara dhe të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve. Të dy shtetet kanë bërë kompromise të dhimbshme. Në këtë kuadër, duhet shikuar se si dhe me cilat kompetenca organizohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

-Nga statusi i Asociacionit del edhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

Përcaktimet e parapara në marrëveshje për BE-në, SHBA-në dhe Anglinë janë bërë obligative. BE i ka futur në Kapitullin 35 për shtetin serb përcaktimet e parapara në marrëveshjet e vitit 2023. Nga BE kërkohet të përmbushen pikësynimet e Marrëveshjes që Serbisë t'i hapet mundësia e integrimit në BE. E njëjta gjendje pritet të aplikohet edhe për Kosovën. Dihet se Kosova është nën masa ndëshkuese të BE-së, pikërisht për gjendjen në veri dhe për Asociacionin, si status juridik i minoritetit serb. Kjo mendohet se do të futet në kusht për Kosovën që ta realizon. Z.Stano e tha qartë. " Edhe për Kosovën do të bëhet formal një detyrim i tillë përmes një grupi special për normalizim".

Dhe me poshtë: " Ne presim që të dyja palët ta zbatojnë Marrëveshjen dhe të gjitha obligimet tjera që kanë mbetur nga dialogu".

Statuti i Asociacionit kërkohet të merr verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pa analizën e tillë zyrtarisht nuk bëhet bazë e ndërtimit të Asociacionit. Natyrisht se pikëpamjet janë të kundërta midis Kosovës dhe shtetit serb për statusin juridik të Asociacionit. Serbia donë që të ndërtohet një shtet në miniaturë serb si Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë. Këtë kurrsesi nuk mund ta pranon Kosova. Asociacioni nëse i kalon kompetencat e nja shoqate është vdekjeprurëse për Kosovën. Dalja me statut të organeve të asociacionit dhe kalimi i kompetencave të komunave në Asociacion e bënë atë me pushtet të gjerë ekzekutiv. Me Kushtetutën e Presidentit Ahtisari, komunave në Kosovë, i'u ka dhënë pushtet i gjerë. Komunat kanë shumë kompetenca në shumë fusha. Ato kanë pushtet të gjerë ekzekutiv. Me ato kompetenca të komunave të koncentruara në Asociacion shndërrohet ky subjekt në një shtet serb të pavarur. Kosova kërkohet të vepron konformë Asociacionit aktual të komunave në Kosovë. Asgjë ndryshe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".