Kosova nuk guxon që me Asociacion një etnik, me kompetenca ekzekutive, t'i kalojë vijat e kuqe kushtetuese

Kosova nuk guxon që me Asociacion një etnik, me kompetenca ekzekutive, t'i kalojë vijat e kuqe kushtetuese
Kosova nuk guxon që me Asociacion një etnik, me kompetenca ekzekutive, t'i kalojë vijat e kuqe kushtetuese

Gani Qarri

  • 26 April 2024 - 23:00

Shkruan:ANALISTI Gani Qarri

Kosova mund ta bëjë një platformë të draft statutit të asociacionit, por pa kompetenca ekzekutive dhe vetëm ngjashëm me asociacionet ekzistuese të komunave në vendin tonë, nëse neve si vend konkurrues, na premtohet se nuk do ta humbasim shansin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, me 16 maj kur Këshilli i Ministrave të BE-së do ta vendosë për votim çështjen e pranimit të Kosovës, por jo të hap me dorë të vet, themelet e ndonjë "republike srpska" në emër të "asociacionit për serbët", me të cilin herët apo vonë do të rrezikohej shteti i Kosovës!

 

Është vërtetë shumë e rëndë dhe plotësisht e padrejtë, që për çdo gjysmë-hapi të cilin synon ta bëjë Kosova, në këto 13 vite e më tepër, BE, SHBA dhe faktori ndërkombëtar ta ndëshkojnë kaq rëndë Kosovën me dhënie tokash, lëshime ligjore e kushtetuese dhe bërje koncesionesh të rënda, në shtetësinë dhe territoret e saj, duke prekur edhe rregullimin e brendshëm shtetëror, si dhe rrezikuar integritetin territorial të shtetit tonë të ri. Unë jam dhe mbetem tërësisht kundër asociacionit një etnik kundër-kushtetues serb, dhe as që mund ta paramendojë, të bëhen akoma koncesione në dëm të shtetit dhe territorit të vendit tonë, e aq më pak edhe me ngrehina të rrezikshme serbe, të cilat qoftë edhe vetëm si asociacion fillestar, kur dihet se me një asociacion ka nisur edhe në Bosnjë e Hercegovinë, i cili pastaj u shndërrua në "republikë serbe". Kam frikë se i njëjti skenar po luhet edhe me Kosovën, ku njëjtë siç vepron sot në Bosnje Dodik duke kërcënuar se do ndahet sot, do ndahet nesër dhe ti bashkohet Serbisë hegjemoniste, ngjashëm do të ndodhë, nesër edhe me Kosovën. Kosova mund ta bëjë një platformë të draft statutit të asociacionit, por pa kompetenca ekzekutive dhe vetëm ngjashëm me asociacionet ekzistuese të komunave në vendin tonë, nëse neve si vend konkurrues, na premtohet se nuk do ta humbasim shansin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, me 16 maj kur Këshilli i Ministrave të BE-së do ta vendosë për votim çështjen e pranimit të Kosovës, por jo të hap me dorë të vet, themelet e ndonjë "republike srpska" në emër të "asociacionit për serbët", me të cilin herët apo vonë do të rrezikohej shteti i Kosovës! Prandaj është me shumë rëndësi, që Qeveria dhe ekspertët përgjegjës, të jenë plotësisht të kujdesshëm dhe platforma e draft-statusit, të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën, si dhe me Ligjin për vetëqeverisjen lokale të Republikës së Kosovës dhe asgjë më tepër, madje edhe këtë, vetëm në reciprocitet me statusin e shqiptarëve nën Serbi që edhe ata të kenë të drejta të barabarta dhe status të njëjtë e plotësisht analog me minoritetin serb në Kosovë. Kurse statusi në fjalë të përgatitet dhe dërgohet fillimisht në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin lidhur me përputhshmërinë me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, por pa nxituar me themelimin e asociacionit derisa Serbia nuk ofron të njëjtin status edhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe zbaton në plotëni marrëveshjen e Ohrit e cila në esencë nënkupton edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Dhe pasi që shtetet e fuqishme si Franca e Gjermania me ndihmën e SHBA’së, e cila megjithëse nuk ka të drejtë vote në Këshill të Evropës, ka ndikim edhe te shtetet tjera, që po e kushtëzojnë haptas anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me lëvizje të Qeverisë për statutin e Asociacionin, Qeveria duket se është e detyruar ta bëjë një platformë të draft statutit, që t`ua prezantojë atë, miqve ndërkombëtar , por me kushtin paraprak që zbatimi praktik, të bëhet vetëm pas njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe ofrimit të të njëjtave të drejtave, për shqiptarët nën Serbi. Kjo edhe për faktin e ditur botërisht se, as faktori ndërkombëtar dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të kërkojë të pamundurën nga Kosova dhe as të dal mbi autorizimet dhe kompetencat të cilat i japin ligjet dhe kushtetuta e republikës së Kosovës, parim ky, mbi të cilin janë angazhuar edhe zyrtar të lartë evropian, miqtë amerikan si dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, kur dihet mirëfilli se marrëveshja nuk përmban vetëm Asociacionin, por ka edhe pjesë të tjera që duhet të zbatohen nga Serbia dhe ashtu siç u shpreh presidentja e vendit tonë në KS të OKB-së, duhet të ecim me plan sekuencimi, i cili parasheh qartë, që Kosova dhe Serbia ti zbatojnë paralelisht nenet e marrëveshjes së arritur, në mënyrë që të dyja palët të përfitojnë deri në njohjen reciproke.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".