Qeveria e re serbe, e ndërtuar me njerëz të krimit duhet të sanksionohet

Qeveria e re serbe, e ndërtuar me njerëz të krimit duhet të sanksionohet
Qeveria e re serbe, e ndërtuar me njerëz të krimit duhet të sanksionohet

Skender Mulliqi

  • 05 May 2024 - 09:04

Shkruan:ANALISTI:Skënder Mulliqi

BE-ja dhe Amerika, pas legjitimimit të ri të një strukture fashiste , ndoshta bindet së shumë zor, por e pamundur do të jetë të bisedohet për paqe në Ballkan. Këta njerëz bartin biografinë më të zezë, si kriminelë lufte. Vuçiq, Vulin, Daçiq, Sheshel, Nikoliq, Dodik, Mandiq duhet të izolohen dhe frenohen në idenë e çmenduar të botës serbe.

 

Kjo psikologji dhe kjo poshtërsi politike shoviniste serbe, e cila po zgjatë që 35 vite vështirë të sqarohet e kuptohet, dhe as që po mendohet të revidohet nga Serbia. Kabineti i propozuar i ri qeveritarë nga presidenti Aleksandër Vuçiqi, i cili edhe ka hequr mendërisht, është treguesi i përqafimit të hapur të politikës të Rusisë .Dhe tjetra. Koha e zgjedhjeve në Amerikë po afron dhe të gjithë shpresat e Serbisë janë të fitorja e republikanit, Donald Tramp. Demonstrimi i një politike të shovinizmit, nuk është vështirë të kuptohet, kur edhe ky kabinet qeveritar serb ka në përbërjen e tij, garniturën politike të kohës së Millosheviqit. Po shpërthejnë serbët nga emocionet , që shpëtuesi i tyre Putin, të gjuan bombën bërthamore , duke e kallur botën, së kështu sipas tyre do të vjen një rend i ri botëror. Politika e tillë e ndërtuar mbi themelet irracionale edhe është irracionale. Kiqi mitik pan sllavist që Vulin premton, i nxjerrë nga humnera e vërtetë , po konsiderohet shpëtim për Serbinë. Nën sanksionet amerikane për krim dhe korrupsion Aleksandër Vulin, ish shef i BIA-s, dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, është propozuar si një nga nënkryetarët e qeverisë , pa departament të veçantë. Ky për disa kohë ka jetuar në Moskë, duke marr instruksione atje për destabilizim të rajonit, me motivacion fashist të botës serbe. Një agjent sekret, dhe një pleh sigurisht së është një shqetësim për rajonin. Vulin ky faqezi sigurisht së mori në Rusi instruksione nga KGB-e. Ai kishte deklaruar së “ai që nuk e donë Rusinë është armik i Serbisë”.Kjo tregon së ky person dhe komplet garnitura në pushtetin e Serbisë , vuan nga një epidemi e patrajtuar truri. BE dhe Amerika pas legjitimimit të ri të një strukture fashiste , ndoshta bindet së shumë zor, apo e pamundur, do të jetë të bisedohet për paqe në Ballkan. Këta njerëz bartin biografinë më të zezë, si kriminelë lufte. Vuqiq, Vulin, Daçiq, Sheshel, Nikoliq, Dodik, Mandiq duhet të izolohen dhe frenohen në idenë e çmenduar të botës serbe. Ky majtizëm ekstrem serb,është një masturbim mendor, i cili meriton të asgjësohet nga NATO, sepse Kosova dhe rajoni në mënyrë permanente po kërcënohen më luftë me shumë të formës hibride nga Serbia në bashkëpunim për Rusinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".