Kush do të jenë pasardhësit e Escobarit dhe Lajcakut?

Kush do të jenë pasardhësit e Escobarit dhe Lajcakut?
Kush do të jenë pasardhësit e Escobarit dhe Lajcakut?

Naim Miftari

  • 10 May 2024 - 20:40

Shkruan: Analisti-Naim Miftari

Ky dialog është vendimtar për paqen në Ballkan, një rajon i dëmtuar nga konfliktet etnike dhe paqëndrueshmëria politike, prandaj në krye të këtij dialogu duhet të kemi vetëm diplomat të fuqishëm, që e njohin me rrënjë realitetin e historisë së kaluar, që nuk janë me asnjë element të shantazhuar, të shitur dhe nuk janë të korruptuar. Ndryshimet që po vijnë muajt në vijim, në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj për ndërmjetësim dhe lehtësim të këtij procesi nga SHBA dhe BE, pas përfundimit të mandatit, respektivisht largimit të amerikanit Gabriel Escobari dhe përfaqësuesit të BE-së Miroslav Lajcak, shtrojnë një pyetje dhe dilemë të madhe se kush do të jenë pasardhësit e tyre.

 

Pyetja tani shtrohet se a do të jetë edhe përfaqësuesi i ardhshëm amerikan për dialogun Kosovë- Serbi prapë një dhëndër i Serbisë, dhe përfaqësuesi i BE-së prapë një pro Serb, siç ishin Borelli dhe Lajçaku(KGB)? Jam personi i par ku flitet Shqip që kam vërejt menjëherë ndryshimin dramatik të qëndrimit të Gabriel Eskobarit ndaj Kosovës në favore të Serbisë, që e ka lidhur ngushtë me korrupsionin nga fondet e zeza Serbe dhe me gruan e tij të korruptuar, po ashtu nga shteti Serb! Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në vlerësim dhe qëndrimet që mbajnë zyrtarët ed deleguar në këtë proces sepse duhet ta dimë që nuk është çdo amerikan automatikisht mbështetës edhe për shtetin e Kosovës, Janë shumë nga ata që korruptohen lehtë sepse jua ka shumë ëndja milionat e korrupsionit. Pra në këto kurthe bien fare lehtë edhe ata që ne mundë ti konsiderojmë si miq ndërkombëtar, sikurse ishte ish ambasadorit amerikan Dell, që u korruptua nga Bektel Enka, dhe miliona të tjerë nga ish qeveritarët e korruptuar të Kosovës.! Pallmeri ishte dhëndër Serb , Eskobari i korruptuar nga Serbia me gjithë grua, me faktet që dihen, dhe Grenelli i korruptuar dhe i dekoruar me letra nga shteti Serbë. Prandaj tash, kur i kemi të gjitha këto fakte publike, do të më kishte befasua shumë nëse emisari i ardhshëm i bisedimeve Kosovë- Serbi të mos jetë dhëndër Serb ose i korruptuar nga Serbia apo edhe nga Sarosi. Tash kemi një pro Serb ma pak nga SHBA! Nga Uashington D.C., SHBA-ja Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, është liruar nga detyrat e tij si i dërguar në Ballkanin Perëndimor në një zhvillim të rëndësishëm. Ky veprim vjen pas një pune të plotë hetimore të revistës THE FRONTLINER, e cila zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe hodhi dyshime mbi integritetin e tij diplomatik. Konfirmimi i shkarkimit të Escobar erdhi nga një burim brenda Kongresit të SHBA menjëherë pasi Vudi Xhymshiti, kryeredaktor i THE FRONTLINER, u shfaq në një emision televiziv duke diskutuar mbi rolin jetik të shtypit në demokraci dhe pengesat me të cilat përballen gazetarët kur sfidojnë figurat me ndikim. Polemika rreth Escobar filloi me një raport të 22 marsit 2024 nga THE FRONTLINER, me autor Vudi Xhymshiti. Raporti detajonte pretendimet për lidhje financiare midis familjes së Escobar dhe organeve qeveritare serbe, duke sugjeruar një kompromis të neutralitetit të tij në dialogun e ndjeshëm Kosovë-Serbi. Ky dialog është vendimtar për paqen në Ballkan, një rajon i dëmtuar nga konfliktet etnike dhe paqëndrueshmëria politike, prandaj në krye të këtij dialogu duhet të kemi vetëm diplomat të fuqishëm, që e njohin me rrënjë realitetin e historisë së kaluar, që nuk janë me asnjë element të shantazhuar, të shitur dhe nuk janë të korruptuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".