Shqiptarët duhet të bashkohen për ta mbrojtur Kosovën

Shqiptarët duhet të bashkohen për ta mbrojtur Kosovën
Shqiptarët duhet të bashkohen për ta mbrojtur Kosovën

Skender Kapiti

  • 16 May 2024 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Skënder Kapiti

Shqiptarët të bashkohen edhe kundër pseudo miqve që po rezultojnë miq fallco dhe të pasinqertë të cilët po dalin miq të Serbisë ashtu siç në të vërtetë kanë qenë gjithmonë pro serb. Shqiptarët të bashkohen për ta mbrojtur Kosovën edhe nga halabakëria, korrupsioni dhe nga mercenarizmi,korrupsioni dhe tradhtia e shqipfolësve.

-Evropa dhe perëndimi po shpërblejnë gjenocidin serb, po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar brenda saj një mënishtet serb pas të ashtuquajturit Bashkësi e Komunave me shumicë serbe. Shikoni se çfarë presioni e kushte kapitulluese i vendosin Kurtit dhe Kosovës këta farë emisarësh shqiptarofob dhe serbofilësh. Shqiptarët sot duhet ta mbështesin fuqishëm Albin Kurtin ashtu sikurse edhe që e kanë mbështetur në kohën e duhur edhe Ibrahim Rugovën, edhe UÇK-në.

Sot të gjithë shqiptarët e vërtetë dhe patriotë duhet të mbështesin interesin kombëtar, duhet të jenë në mbështetje të politikës dhe Qeverisë aktuale të Albin KURTIT, pasi realisht dhe aktualisht Kurti dhe Qeveria e Kosovës janë në anën e duhur të historisë dhe të interesave jetike të shtetit të Kosovës përballë politikës dhe diplomacisë agresive antishqiptare të Serbisë e Rusisë por edhe të aleatëve të tyre në Perëndim qofshim ata politikanë, qarqe politike, negociatorë por edhe diplomaci shtetërore të disa vendeve të BE-së që po mbështesin Serbinë. Sot Kosova ka nevojë për unitetin gjithëshqiptar. Shqiptarët kudo në botë të bashkohen për interesin gjithëkombëtar, të bashkohen me të gjitha forcat, energjitë dhe me gjithçka kanë për të mbrojtur Kosovën nga djallëzitë, intrigat, kurthet dhe pabesitë e armiqve të saj. Shqiptarët të bashkohen edhe kundër pseudo miqve që po rezultojnë miq fallco dhe të pasinqertë të cilët po dalin miq të Serbisë ashtu siç në të vërtetë kanë qenë gjithmonë pro serb. Shqiptarët të bashkohen për ta mbrojtur Kosovën edhe nga halabakëria, korrupsioni dhe nga mercenarizmi,korrupsioni dhe tradhtia e shqipfolësve.

Evropa dhe perëndimi po shpërblejnë gjenocidin serb, po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar brenda saj një mënishtet serb pas të ashtuquajturit Bashkësi e Komunave me shumicë serbe. Shikoni se çfarë presioni e kushte kapitulluese i vendosin Kurtit dhe Kosovës këta farë emisarësh shqiptarofob dhe serbofilësh si Borell, Lajçak por edhe emisari nga Amerika si p.sh. Gabriel Escobar i cili vazhdimisht dhe pandërprerë ka mbështetur Serbinë dhe botën serbe pasi gjithmonë ai ka goditur Kosovën për interesa të Serbisë duke bërë presion për formimin e mini shtetit serb brenda Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".