Zbulimi në Brazil që, për nga rëndësia, mund të matet me piramidat egjiptiane

  • 28 May 2016 - 09:52
Zbulimi në Brazil që, për nga rëndësia, mund të matet me piramidat egjiptiane

Një grup arkeologësh, të udhëhequr nga finlandezi Martti Pärssinen, kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në Brazil, në Amazone, por ende thuajse askush nuk është në dijeni rreth këtij zbulimi, edhe pse kanë kaluar disa vjet prej se është bërë ai. Pse? Kushedi pse! Sido që të jetë, zbulimi i bërë, për nga rëndësia, është krahasuar me piramidat egjiptiane, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gërmimet e shumta në Brazil kanë gjetur dëshmi të një civilizimi të panjohur, me forma unike dhe të reja të artefakteve nga qeramika. Nga ajri, kërkuesit shkencorë kanë vërejtur forma të ndryshme, të cilat, në fakt, mund të vërehen vetëm nga lart.

Në shtetin brazilian Akre shkencëtarët kanë zbuluar rreth 300 struktura të tilla. Sipas njërit prej zbuluesve, Martti Pärssinen, këto struktura, për nga rëndësia, mund të krahasohen vetëm me ndërtimet e lashta egjiptiane. 

(Kosova Sot)