Vrima e zezë mund të na shndërrojë në hologram

  • 03 July 2015 - 08:50
Vrima e zezë mund të na shndërrojë në hologram

Shkencëtarët kanë dalë me një mënyrë të re të shpjegimit se çka ndodh brenda një vrime të zezë. Me një fuqi aq të madhe gravitacionale, sa që as drita nuk mund të ikë, vrimat e zeza për një kohë të gjatë paraqesin një mister të madh, prandaj shkencëtarët vazhdimisht janë përpjekur që të shpjegojnë se çka ndodhë brenda tyre. Fizika kuantike thotë se “informata” rreth një objekti i cili bie në një vrimë të zezë nuk mund të zhduket, apo të humbet, prandaj shtrohet pyetja, ku shkon ajo? Në çka shndërrohet? Një përgjigje e dhënë tash së fundmi thotë se objekti që bie në vrimë të zezë shndërrohet në hologram. A d.m.th se njeriu mund t’i mbijetojë një udhëtimi të tillë? Me gjasë jo, por edhe nëse po, shtrohet pyetja si do të ishte të ekzistosh në një botë dydimensionale, sikur që është rasti me hologramet? Sido që të jetë, astrofizikani Dr Neil deGrasse Tyson, i cili mundohet ta shpjegojë këtë proces, tanimë ka dalë me një emër të ri. procesi i rënies në vrimën e zezë quhet “shpagetizim”.

(Kosova Sot)