Simptomat më të shpeshta që tregojnë se jeni ndikuar nga shpirtrat e ligë - Planeti X - Kosova Sot
Simptomat mė tė shpeshta qė tregojnė se jeni ndikuar nga shpirtrat e ligė

Simptomat mė tė shpeshta qė tregojnė se jeni ndikuar nga shpirtrat e ligė

Shumë njerëz përjetojnë ndryshime të pashpjegueshme të gjendjes së brendshme dhe si rrjedhojë ndihen të mërzitur, të tërbuar apo edhe të lodhur, pa ndonjë arsye reale. Megjithatë, studiuesit paranormalë pretendojnë që ekziston mundësia që shkaktarë të këtyre ndryshimeve të pashpjegueshme të gjendjes emocionale, e nganjëherë edhe të karakterit, të jenë energjitë e zeza, që sulmojnë individë të caktuar. Ndikimi i këtyre shpirtrave të ligë mund të jetë i ndryshëm, sikurse që janë edhe shkaktarët. Njerëzit mund të bien pre e shpirtrave të humbur, që kërkojnë një vend për të pushuar, mirëpo, në rastet më të rënda, ndryshimi i brendshëm mund të vjen edhe si pasojë e shpirtrave djallëzorë, qëllimi i të cilëve është të shkaktojnë dëme. Më poshtë kemi renditur gjashtë simptomat, që tregojnë se një person mund të jetë ndikuar nga shpirtrat e ligë. 

1. Fillimi i shprehive të këqija Nëse një person fillon që të konsumojë sasi të madhe të alkoolit, e në raste më të rënda edhe të drogës, mirëpo këto shprehi të këqija nuk kanë qenë veti të tij, atëherë ka mundësi që personi në fjalë të jetë i shoqëruar nga ndonjë shpirt i lig.

2. Sëmundjet e pashpjegueshme Një tjetër tregues, që nuk duhet injoruar, është sëmundja e pashpjegueshme, që prek personat në fëmijëri. Andaj, nëse dikush lëngon nga ndonjë sëmundje, të cilës shkenca nuk mund t'ia vë emrin, atëherë ekziston rreziku që ai person të jetë i prekur nga shpirtrat e ligë. 

 3.Gjendja e pashpjegueshme emocionale Stresi i tepruar dhe gjendja e rëndë emocionale, në periudhat e suksesshme të jetës, mund të jenë tregues që ju jeni ndikuar nga shpirtrat e tillë. 

4. Zërat misteriozë Nëse së fundmi keni filluar të dëgjoni zëra të çuditshëm edhe në rastet kur jeni vetëm në dhomë, mos i injoroni. Ka shumë mundësi që këta zëra të bartin mesazhe negative dhe nëse është kështu, atëherë burim i tyre me shumë gjasë është ndonjë shpirt i lig, që ose ka pushtuar hapësirën ku jetoni, ose ka zgjedhur trupin tuaj për vendbanim! 

5. Përtesa e paarsyeshme Imagjinojeni një situatë të tillë: Nesër keni një punë shumë të rëndësishme, të cilën doemos duhet ta kryeni, ndërsa sot duhet t'i bëni përgatitjet finale. Nëse në raste të tilla ju nuk arrini ta gjeni motivimin e duhur për ta kryer atë punë, atëherë ekziston rreziku që ndonjë shpirt i lig apo energji e errët është duke ju munduar nga përbrenda.

(Kosova Sot)

 

 

4 orë e 20 minuta më parë