Shohin zanën e malit?

  • 29 July 2015 - 12:47
Shohin zanën e malit?

Lola Swan dhe Kate Channon kishin shkuar në kamping në një mal afër Bristolit, Britani. Ato donin të relaksoheshin dhe të largoheshin pak nga jeta e zymtë në qytet.

"Gjatë natës filluam të dëgjonim zëra, sikur kur ecë dikush", thotë Lola. Ato filluan të ndjeheshin sikur ishte duke i shikuar ndokush, por nuk mund ta shihnin askënd aty. Në një moment, Kate fishkëlleu dhe mbeti e tmerruar kur dikush iu përgjigj me fishkëllimë. Ato panë se disa nga gjësendet e tyre iu mungonin. Kur, rreth orës 1 të natës, ato dëgjuan një zë sikur kur qanë ndonjë bebe, ato vendosën të largoheshin.

"Pas mesnatës çdo gjë u bë e tmerrshme dhe thamë le ta thyejmë qafën e të largohemi nga këtu", thotë Lola.

Por, kjo nuk ishte e tëra. Të nesërmen, derisa ishin duke shikuar fotografitë që i kishin bërë në mal, Lola zbuloi një pamje që tregonte një figurë të çuditshme, të shndritshme.
"E dija se dikush na shikonte dhe, ajo fotografi e dëshmoi këtë”, tha ajo.

(Kosova Sot)