Gjithçka rreth magjisë së zezë

  • 20 November 2017 - 11:58
Gjithçka rreth magjisë së zezë

Për t’u ruajtur nga magjia e zezë, duhet njohur atë sa më mirë

Magjia për dashuri

Magjia e dashurisë i ka dy anë të veta. Mund të bëhet me qëllim pozitiv, por edhe negativ. Që ta kthejë dashurinë dhe ta bëjë të lumtur një çift bashkëshortor, apo ta ndajë një të tillë. Pa marrë parasysh sa e përkryer mund të jetë martesa juaj, ajo mund të plasë si flluskë sapuni nëse ndokush që ju urren ju bën magji të zezë.

Magjia e zezë e dashurisë  

Kjo magji shërben për t’i ndarë çiftet dhe atë e bëjnë, apo e porosisin njerëzit xhelozë që duan ta ndajnë një çift, meqë njërin nga pjesëtarët  e atij çifti e duan për vete. Me “tretman të dashurisë” mund të zgjidhet kjo dhe të kthehet personi i dashur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tretmani i lidhjes së dashurisë

Ky tretman mund të bëhet edhe nëse nuk jeni në kontakt me personin e dashur dhe nëse ka kohë që jetoni ndaras.

Tretmani vepron ashtu që bëhet rituali për dashuri dhe kthehet personi i dashur dhe përsëri lind dashuria midis partnerëve. Tretmani i lidhjes së dashurisë në distancë është i dëshmuar dhe nëse analiza tregon se midis çiftit për të cilin punohet ka “kimi” dhe energji, atëherë tretmani do të ketë sukses.

Magjia e vllehve

Vllehtë janë një etnitet që është i njohur për magji dhe thuhet se magjia vllahe, në fakt, është më e fortë se magjia e ciganëve, apo ndoshta më e fortë edhe se magjia vudu. Vllehtë sot gjenden në mbarë botën dhe, me ta, është përhapur edhe magjia e tyre. Magjia më e njohur e tyre është “lidhja e burrërisë”, me të cilën magji burri pengohet dhe nuk lejohet që ta mashtrojë gruan e tij, e në disa raste, atij i merret edhe fuqia seksuale. Magjia e vllehve mund të çojë deri te sëmundjet e rënda, e edhe deri te vdekja.

Sehiret

Sehiret, apo sikur që quhen në të vërtetë, sihri, apo sehari, është njëra ndër format më të këqija të magjisë së zezë. Kjo magji ekziston në vendet me myslimanë ku ajo praktikohet nga njerëzit që quhen sihribazë.

Me anë të sehires njeriu apo grupi i njerëzve i afrohen shejtanit dhe nga ai kërkojnë që t’iu bëjë atyre shpërblime  dreqërore, me qëllim që t’iu bëjë keq peronave që ua ka inati, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të bëmat

Të bëmat janë rituale, apo objekte me të cilat bëhet magjia e zezë, apo sehiret. Të bëme mund të jenë objekte, penj, stof, vezë, eshtra të kafshëve, etj. Nga to mund të mbroheni duke pasur kujdes që të mos keni kontakt.

(Kosova Sot)