Alienët po dërgojnë sinjale nga një galaktikë e largët

  • 21 February 2018 - 09:25
Alienët po dërgojnë sinjale nga një galaktikë e largët

Një breshëri valësh të rralla kozmike janë duke i habitur shkencëtarët prej kur i vërejtën ato 10 vjet më parë.

Disa sugjeruan se këto sinjale misterioze në fakt mund të jenë shenjë të alienëve, të cilët janë duke tentuar që të kontaktojnë me ne.

Tani sinjalet janë lidhur me një burim, një galaktikë ‘xhuxh’ më shumë se 3 miliardë vite-dritë nga Toka.

Valët e para ishin dëgjuar në vitin 2007 nga teleskopët. Sinjali ishte aq i përkohshëm dhe aq i rastit sa që u deshën vite që astronomët të binin dakord se ai nuk ishte një anomali në një nga instrumentet e teleskopit.

Një valë e njëjtë ishte zbuluar edhe më 2012, duke iu dhënë një mundësi hulumtuesve nga Universiteti i Kalifornisë që të monitoronin vazhdimisht këtë zonë në qiell.

(Kosova Sot)