Të gjitha misteret dhe rreziqet e pllakave “Ouija”

  • 05 September 2015 - 14:51
Të gjitha misteret dhe rreziqet e pllakave “Ouija”

Në mos në realitet, pllakat “Ouija” thuajse të gjithë ne i kemi parë në filma. Por, a e dini se çfarë rreziku kërcënohet nga to?

 

Origjina e pllakave “Ouija” nuk është aspak e qartë, por ka disa dëshmi që thonë se ato mund t’i kenë rrënjët në civilizimet antike. Përmendja e parë e diçkaje të ngjashme me një pllakë “Ouija” është gjetur në Kinë, rreth vitit 1200 para erës së re. Kinezët kishin zakon t’ia jepnin udhëheqësit një shtagë, derisa qëndronte rreth një tabaku të mbushur me rërë, për të komunikuar me të vdekurit, respektivisht me shpirtrat e botës tjetër.

Image

 

 
Kontakti i parë me anë të pllakës “Ouija”

Përdorimi i parë real i “pllakave që flasin” filloi kur lëvizja e spiritualizmit filloi të përhapej në botë, rreth viteve 1850. E tëra filloi në vitin 1848, kur motrat Fox thanë të kishin dëgjuar “trokitje” misterioze në shtëpinë e tyre, në Nju-Jork, për çka ato thoshin se ishte komunikim nga bota e shpirtrave.

Pas një serie pyetjesh dhe përgjigjesh në kuadër të sesioneve me shpirtin, Kate Fox erdhi deri te përfundimi se zhurma ishte e ish- qiraxhiut, i cili ishte vrarë dhe varrosur në bodrumin e shtëpisë së familjes Fox.

Këtij shpjegimi paranormal i ishte dhënë një rëndësi më e madhe, pasi që nën dyshemenë e vilës ishin gjetur mbetje mortore të njeriut. Ky lajm shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e të gjithë kombit dhe motrat Fox u bënë të famshme.

 
Të gjithë flisnin me të vdekurit!

Pllaka “Ouija” shumë shpejt u bë mjet i preferuar i argëtimit për shumë njerëz, ku bile edhe Mary Todd Lincoln (Zonja e parë) filloi të mbante rregullisht seanca në Shtëpinë e bardhë, duke tentuar që të komunikonte me fëmijët e saj të vdekur. Përdorimi i pllakave “Ouija” asokohe kërkonte sjelljen e një lavjerrësi rreth një pllake e cila i kishte germat rreth e rrotull, apo duke përdorë një tabelë të plotë për të caktuar germat e vizatuara në dysheme. Në vitet e hershme, pllaka “Ouija” referohej si “Pllaka që flet” dhe dukej shumë më ndryshe nga ajo sesi duken sot.

Në maj të vitit 1890, biznesmenët Elijah Bond dhe Charles Kennard vendosën që ta patentonin një pllakë metalike me një dërrasë, ku ishte shkruar alfabeti. Kështu edhe lindi pllaka e parë standarde “Ouija”.

Në vitin 1966, të drejtat rreth kësaj pllake “Ouija” iu shitën vëllezërve Parker, të cilët vazhduan më pas t’i posedojnë të gjitha markat në treg, si dhe patentat.

 
A janë pllakat “Ouija” të rrezikshme?

E tëra varet nga ajo se a besoni në botën e shpirtrave, apo jo. Hetuesit paranormalë besojnë se ekzistojnë lloje të ndryshme shpirtrave, të cilët bashkekzistojnë me ne në botën fizike.

Ata mendojnë se pllakat “Ouija” nuk kanë asnjë fuqi të vete, por ato mund të përdoren si mjet për të kontaktuar me shpirtrat që gjenden në rrafshin e poshtëm astral.

Këta shpirtra shpesh janë në konfuzion dhe mund të kenë pasur një vdekje të dhunshme, apo të papritur. Pjesa më e madhe e të sapovdekurve, të cilët në fakt janë fantazma, kurrë nuk shihen nga të gjallët pasi që të kenë kaluar në botën tjetër. Por, në disa rrethana, të vdekurit mund të mbeten në regjionet e poshtme eterike, më afër realitetit tonë fizik dhe shpeshherë ata ose nuk dinë sesi të largohen, apo refuzojnë që ta bëjnë një gjë të tillë. Shpesh ndodh që ky hezitim të jetë pasojë e një vdekjeje të papritshme, të dhunshme, të kombinuar me emocione negative, apo me rrethana të cilat shërbejnë si lidhje të prekshme – të paktën për të vdekurit – me botën fizike.