Ju po flinit, ndërsa një asteroid ‘qethi’ Tokën

  • 10 October 2015 - 14:32
Ju po flinit, ndërsa një asteroid ‘qethi’ Tokën

Ndërkohë që ju ishit duke fjetur mëngjesin e sotëm, një asteroid për pak sa nuk e ‘qethi’ Tokën.

Asteroidi kaloi në orën 6.30 të mëngjesit, me një shpejtësi prej 40 mijë milje në orë.

NASA ka kohë që e monitoron këtë shkëmb gjigand, të quajtur thjesht 86666.

Ai mendohet se është rreth 2 kilometra i gjërë, sa një e katërta e Malit Everest dhe 15 herë më i madh se çdo asteroid që po monitoron NASA.

Ky asteroid u pikas përpara 16 vitesh.

Ai kaloi 15 milion milje pranë Tokës.