Gabimet bërthamore që rrezikuan ndezjen e Luftës së Tretë Botërore

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 09:11
Gabimet bërthamore që rrezikuan ndezjen e Luftës së Tretë Botërore

Ishte mesi i natës së 25 tetorit 1962 dhe një kamion po kalonte poshtë një shtegu në Wisconsin. Kishte pak kohë në dispozicion për ta ndaluar një fluturim.

Mezi disa minuta më parë, një rojtar në Qendrën “Duluth Sector Direction” e kishte vërejtur një formë të mjegullt që po provonte të ngjitej drejt perimetrit të gardhit të objektit. Shtiu drejt saj dhe e ndezi alarmin, nga frika se kjo gjë mund të ishte pjesë e një sulmi më të gjerë sovjetik. Menjëherë, alarmet për një ndërhyrje u ndezët në akëcilën bazë të zonës.

Situata përshkallëzoi jashtëzakonisht shpejt. Në bazën e afërt ajrore Volk Field, dikush e preku pullën e gabuar – kështu që në vend të alarmit standard të sigurisë, pilotët e dëgjuan një sirenë emergjence që i udhëzonte për përleshje. Shumë shpejt aty ndodhën një valë aktivitetesh, teksa ata nxitonin për t’i rrokur qiejt, të pajisur me armë bërthamore.

Ishte kulmi i krizës raketore kubane dhe të gjithë ishin në teh të shpatës.

Njëmbëdhjetë ditë më parë, një aeroplan spiunues kishte kapur fotografitë e lansuesve sekretë, raketave dhe kamionëve në Kubë, të cilët sugjeronin se sovjetikët po mobilizoheshin për t’i sulmuar caqet përreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç bota veç e dinte bukur mirë, krejt çfarë do të duhej ishte një sulm i vetëm prej cilësdo palë që të nxitej një përshkallëzim i paparashikueshëm.

Siç ndodhi, në këtë rrethanë nuk pati ndonjë hile – të paktën jo të natyrës njerëzore. Forma që po i afrohej gardhit besohet të ketë qenë një ari i madh i zi. E gjitha ishte një gabim.

Por me t’u kthyer në Volk Field, personeli ishte ende i painformuar për këtë fakt. Atyre u ishte thënë se nuk do të ketë trajnime praktike dhe teksa hipën në aeroplanët e tyre, ata ishin plotësisht të bindur se “kjo ishte ajo” – Lufta e Tretë Botërore kishte filluar.

Në fund, komandanti i bazës kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Pilotët ishin ndalur nga një fjalëshumë, i cili u nis drejt tyre me një kamion teksa ata veç i kishin ndezur motorët në pistë.

(Kosova Sot Online)