Njerëzit që e mashtruan vdekjen

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 15:16
Njerëzit që e mashtruan vdekjen

Luz Milagros Veron

Analia Bouter dhe burri i saj, Fabian Veron, kishin zgjedhur emrin Lucia Abigail për vajzën e tyre ende të palindur. Pak pasi që vajza lindi, çifti vendosi që ta emëronte atë Luz Milagros Veron. Ku qëndronte arsyeja e këtij ndryshimi? Emri në fjalë përkthehet si Drita e mrekullisë, meqë rrethanat e lindjes së Luz Milagros-it kishin qenë me të vërtetë të mrekullueshme. Mjekët nuk kishin vërejtur tek ajo shenja të jetës, pasi që kishte lindur tre muaj para kohe, prandaj e kishin shpallur si bebe të lindur pa shenja jete. Beben e kishin futur në frigoriferin e morgut, ku kishte qëndruar 12 orë. Por, meqë prindërit donin që të përshëndeteshin me të edhe një herë, ata shkuan në morg, e hapën tabutin, kur çka të shihnin! Vajza e tyre e sapolindur filloi të lëvizte, duke i habitur për të mirë ata. Ajo është shëndosh e mirë edhe sot e kësaj dite. 

Carlos Camejo

Nga pak duket se e kemi fjalën për ndonjë aksident nga filmat e tmerrit, por si do të reagonit ju, duke parë sesi janë duke ua bërë autopsinë. Një njeri nga Venezuela, me emrin Carlos Camejo reagoi me tmerr të madh. I pafati Carlos ishte shpallur i vdekur, pasi që kishte pësuar një aksident trafiku në vitin 2007, ku më pas ai ishte marrë nga mjekët, ku ishte dërguar në spitalin lokal, para se gruaja e tij të shkonte për ta identifikuar trupin gjoja të pajetë të tij. Por, mjekëve sikur nuk u pritej me fillimin e autopsisë, prandaj filluan me prerjen e faqeve të Carlosit. Ai filloi të bërtiste me të madhe. Mjekët, pasi që i ndërruan brekët, u kthyen dhe ia qepën faqet të gjorit, duke e prezantuar para gruas së tij. Më pas Carlos kishte thënë se dhembja e prerjeve kishte qenë e tmerrshme. 

MaNdlo

Sikur për të dashur për ta vërtetuar thënien se "shumë dashuri mund të të vras", një dhomë hoteli në Zimbabve ishte skenë e një incidenti të madh, pasi që derisa prostituta MaNdlo, dhe klienti i saj i asaj nate ishin duke bërë aktivitetin që e bëjnë rëndom prostitutat me klientët e tyre, MaNdlo u rrëzua përtokë, pa ndjenja. I tmerruar nga ajo që pa, klienti ia mbathi dhe iku para se të arrinte policia. E, kur arritën këta të fundit, konstatuan se prostituta kishte vdekur dhe filluan që ta vendosnin në një arkivol të çeliktë. Por, në ndërkohë MaNdlo filloi të bërtiste duke thënë "Ju doni të më vrisni". Është e tepërt të thuhet se të gjithë ikën, përfshirë edhe policët, e prostituta, avash-avash, u largua me një shoqe të veten, sikur të mos kishte ndodhur gjë. 

(Kosova Sot Online)