Jeta në tokë është paraqitur menjëherë pas krijimit të saj

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 09:16
Jeta në tokë është paraqitur menjëherë pas krijimit të saj

Mund të jetë që organizmat e gjallë të kenë qenë të pranishëm në Tokë para katër miliardë vjetësh - 300 milionë vjet më herët sesa që ishte menduar, thotë një studim i ri. Nëse kjo vërtetohet ky zbulim, atëherë d.m.th. se jeta ka "lulëzuar" për një kohë të shkurtër pas formimit të Tokës. Kërkuesit shkencorë kanë ardhur deri te të dhënat e tilla në grimcat e grafitit, të robëruara në kristalet e vjetra të zirkonëve, në Australinë Perëndimore.

"Po të thoshe 20 vjet më parë se ka dëshmi të jetës që datojnë 3,8 milionë vjet më parë, të gjithë do të të konsideronin për heretik", thotë Mark Harrison, njëri nga autorët e studimit dhe profesor i gjeokimisë në Universitetin në Kaliforni. Ai thotë se jeta në Tokë ka lindur thuajse menjëherë pas krijimit të saj. 

(Kosova Sot Online)