Në Indi gjenden vizatime të UFO-ve 10,000 vjet të vjetra

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 09:10
Në Indi gjenden vizatime të UFO-ve 10,000 vjet të vjetra

Derisa ende ka të tillë që nuk pajtohen me faktin e ekzistimit të alienëve, gjithnjë e më shumë po zbulohen dëshmi, të cilat tregojnë se alienët kanë qenë "shoqërues" të racës njerëzore që nga antikiteti e deri më sot. Pas një zbulimi të dalluar dhe interesant në Çhatisgarh, Indi, janë parë vizatime në gur, të vjetra rreth 10,000 vjet, ku shihen ata që duken si alienë dhe disa objekte si UFO.

Arkeologu JR Bhagat beson se këto vizatime paraqesin jashtëtokësorët. Ai thotë se këto vizatime tregojnë se edhe në kohët antike njerëzit kishin pasur kontakte me alienët, me çka mund të shpjegohet ndërtimi i shumë objekteve masive, sikur që janë piramidat etj.

(Kosova Sot Online)