Çifti kërkon ndihmë pas problemeve me demonët

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 15:11
Çifti kërkon ndihmë pas problemeve me demonët

Një familje e tmerruar, e sulmuar në mes të natës nga një "demon i frikshëm", ka qenë e detyruar që ta ftojë një hetues paranormal për t'iu ndihmuar. Gruaja Tracey, 46 vjeçe, thotë se fantazma e ka "kënaqë" dajak në mes të natës, duke bërë që trupi i saj të mbulohej i tëri nga mavijosjet. Kjo bëri që burri i saj, Keiron, 32 vjeç, të paguante 100 funte, të cilat ia dha një specialisti për dëbimin e shpirtrave, si dhe solli një famullitar për t'ia bekuar shtëpinë. Anëtarët e familjes kanë treguar se fantazma ishte paraqitur pasi që Stepson Nicholas Bush, 23, një ish-mik i tyre, kishte përdor tabelën "Ouija" për t'i ftuar fantazmat. Familjarët më nuk flasin me këtë njeri. Fantazma fëmijë Keiron ia ka dalë bile që ta bëjë një foto të fantazmës në dhomën e gjumit të djalit të tij, që dukej sikur një djalë i vogël i veshur me një fustan të bardhë, i murrmë në fytyrë dhe me një bisht.

Ai thotë se gruaja e tij bie normalisht për të fjetur, nuk ndien asgjë gjatë natës, por kur zgjohet në mëngjes, ajo është në agoni. Ai thotë se ndihet në faj, meqë mendon se, pa vetëdije, e ka rrahur gruan e tij. Kjo fantazmë, apo disa sish, janë duke e terrorizuar këtë familje tash e një vit. Macet e shtëpisë kanë frikë që të shkojnë në katin e dytë. Gjërat u përkeqësuan dukshëm kur njëra nga fantazmat iu kishte thënë fëmijëve se "do t'i presim në fyt prindërit tuaj". Gruaja Tracy, e cila punon me orar të plotë, thotë se çdo mëngjes burri ia lyen lëndimet me krem, por dhembja nuk i kalon. Ajo thotë se tërë kjo mesele me fantazma, ka ndikuar edhe në jetën e tyre martesore, meqë e tëra që bëjnë gjatë tërë kohës, janë grindjet rreth fantazmës. Midis tyre thuajse nuk ka aspak intimitet. Eksperti dhe prifti Hetuesi paranormal Robert Amour, 43 vjeç, i cili kërkon 100 funte për një "pastrim" tri orësh, arriti në shtëpinë e kësaj familjeje, pasi që kishte marrë me vete një Bibël dhe një kryq.

Ai ua ndaloi familjes së tmerruar që të shkonin në katin e dytë në shtëpi, pasi që iu tha atyre se "mund ta ndiente praninë e së keqes në dhomë". Pas nja 20 minutash, ai u kthye kah anëtarët e tmerruar të familjes, duke iu thënë se sapo kishte vrarë dy demonë të vegjël. Thuhet se Amour ishte përplasur me demonin e tretë, i cili ende është duke e terrorizuar familjen e pafuqishme Fry. Famullitari i Kishës së Uellsit, Johnathan Widdess, po ashtu ka vizituar familjen Fry, me qëllim që t'iu ndihmojë ta përzënë djallin. Ai ishte munduar që t'i dëbonte djajtë me anë të lutjeve. 

(Kosova Sot Online)