Zhdukjet misterioze të njerëzve, që vazhdojnë të jenë të pazgjidhura

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 15:02
Zhdukjet misterioze të njerëzve, që vazhdojnë të jenë të pazgjidhura

Louis Le Prince

Louis Le Prince njihet si njeriu që ka incizuar filmin e parë. Në vitin 1886, në një punishte në Nju-Jork, ai kishte krijuar një kamerë me gjashtëmbëdhjetë thjerrëza dhe me të kishte incizuar sekuenca lëvizëse. Mirëpo, katër vjet më vonë, kur ai ishte nisur për ta vizituar vëllain e tij në Francë, Le Prince ishte zhdukur, për t'u mos u parë kurrë më. Përkundër hetimeve të thella në lidhje me rastin, asgjë nuk ishte dëgjuar më nga ai, duke u bërë njëri nga personat, që është zhdukur në mënyrën më misterioze. 

Agatha Christie

Agatha Christie ka qenë një autore angleze, që ka jetuar në fillim të shekullit të kaluar. Në dhjetor të vitit 1926, Christie ishte nisur nga shtëpia e saj me veturë dhe jo fort larg nga shtëpia, vetura e saj ishte gjetur e përplasur për një shkëmb. Mirëpo, Christie nuk ishte gjetur në veturë, e as në afërsi të vendit ku kishte ndodhur aksidenti. Ajo ishte zhdukur, pa asnjë arsyetim të qartë. Më shumë se 1000 policë dhe vullnetarë ishin angazhuar për kërkimin e saj, megjithatë ajo nuk ishte gjetur deri në ditën e njëmbëdhjetë të kërkimit, kur ishte gjetur në një dhomë hoteli, e tmerruar dhe pa dashur të flasë për arsyet e zhdukjes.  

Amelia Earhart

Amelia Earhart ka qenë njëra nga pilotet më të famshme në historinë amerikane të aviacionit dhe ishte bërë edhe më e famshme pas zhdukjes së saj misterioze. Në vitin 1937, teksa kishte qenë duke fluturuar mbi Oqeanin Paqësor, ajo ishte zhdukur, pa ndonjë arsye të qartë. Ajo as që ishte përpjekur të dërgonte mesazhe para se të zhdukej, ndërsa njëra nga teoritë më të famshme, në lidhje me zhdukjen e saj, është se aeroplani i saj mund të jetë rrëmbyer nga forcat ushtarake të Japonisë.  

April Fabb

April Fabb ka qenë trembëdhjetëvjeçare kur ishte zhdukur, pak kohë pasi kishte dalë me biçikletë nga shtëpia e saj në Britani të Madhe, në vitin 1969. Që prej asaj kohe, nuk është emëruar as edhe një i dyshuar, në lidhje me zhdukjen e saj. Hetuesit nuk kishin pasur mundësi që të gjenin prova për ta vërtetuar se ajo ishte rrëmbyer, ndërsa, bazuar në stilin e saj të jetesës, ajo nuk ka pasur arsye për t'u larguar. Nëse do të ishte gjallë sot, April do të ishte 58-vjeçare, mirëpo askush nuk e di se çka në të vërtetë ka ndodhur me të, pasi rrethanat e zhdukjes së saj janë misterioze. 

(Kosova Sot Online)