Njeriu i akullt nga Alpet

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 09:30
Njeriu i akullt nga Alpet

Në fillim të viteve 1990, disa gjermanë kishin zbuluar në akullnajat e Alpeve austriake një pamje të pabesueshme. Zbulimi i mumies në akullnaja ishte befasi e madhe për kërkuesit shkencorë, sidomos për shkak se gjendej në një lokacion të papërshtatshëm dhe në një lartësi detare prej rreth 3.000 metrash. Deri më tani nuk është zbuluar se si dhe kur ka vdekur ky njeri dhe si ka arritur aty.

Njeriu misterioz i akullt u quajt Oci, sipas luginës ku u gjet. Shkencëtarët konstatuan se mbetjet e tij ishin rreth 3000 vjet të vjetra. Nuk dihet si ia kishte dalë ajo kufomë të qëndronte me mijëra vjet. Supozohet se bëhet fjalë për një çoban, i cili mund të ishte lënduar në ndonjë konflikt midis fiseve, ku shpëtimin e kishte kërkuar lart në male.  

(Kosova Sot Online)