Një seancë "live" për thirrjen e shpirtrave të vdekur

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 15:11
Një seancë

Mediumi TV Charlotte Codrai ushtroi një aktivitet paranormal në një ndërtesë 140 vjeçare, duke tentuar që të kontaktonte me shpirtin e një të vdekuri, që kishte lidhje me atë ndërtesë. Rreth 20 njerëz të tjerë morën pjesë në seancën e zhvilluar në katin e parë, të errët. Pasi që i vuri ata në një trans psikik, zonja Codrai, e cila insistonte se nuk dinte asgjë rreth atij vendi, filloi të merrte një seri pamjesh rreth të së kaluarës, duke përfshirë edhe "zërin e zjarrit dhe një tronditje të madhe". Dikush ia pret faqen Në atë moment, një grua e trembur në rreth, pëshpëriti: "Më duket sikur dikush sapo ma preu faqen dhe tani më del gjak. Duart i kam të mpira". Por, tek ajo nuk vërehej ndonjë lëndim. Kjo ngjarje ishte me rëndësi kyçe për ekspozitën "Mind Body & Soul".

Por, derisa me mijëra vizitorë merreshin me masazh, kristale dhe me risitë më të fundit të jogës, zonja Codrai thërriste të vdekurit e parehatuar. Nga të gjithë të pranishmit u kërkua që të kapeshin dorë për dore, duke formuar një rreth, para se t'i mbyllnin sytë. Pasi që më parë i rehatoi dhe qetësoi të gjallët, Codrai filloi që t'i thërriste shpirtrat. Duke u kthyer kah grupi, ajo tha se ndiente frymëmarrjen e shpirtrave, duke iu thënë atyre se edhe ata mund të ndjejnë këtë gjë, apo mund të hetojnë edhe shpirtrat derisa ua prekin flokët. Shpirti i keq, Arthur Më pas ajo ndjeu praninë e një shpirti të keq, të quajtur Arthur, për të cilin mendonte se ishte një ish-kujdestar shtëpie. "Ai është i zymtë dhe nuk i vjen aspak mirë që jemi këtu. Ai ka një zë të thellë dhe më duket se është pronar i kësaj prone". Një grua e moshës së mesme po ashtu raportoi për një përvojë bizare, kur iu duk se ndokush ishte duke ia ngrehur duart lart.

Më pas mediumi regjistroi praninë e një shpirti femër, i cili i tha se donte të komunikonte me një grua të cilën ajo e kishte në të djathtë. Thuhet se, në momentin kur paraqiten shpirtrat, vjen deri te rënia e temperaturës. Për këtë shkak, zonja Codrai përdorte një termometër digjital, ku u pa se, në pjesë të ndryshme të dhomës, temperatura sillej nga 10 deri në 28 shkallë celsius. Ajo përdori edhe një radio, duke u bazuar në atë se shpirtrat mund të flasin nëpërmes radiovalëve, por më pas e la këtë "eksperiment" për shkak të problemeve teknike. Pati edhe skeptikë, por pjesëmarrësit, shumica prej tyre, thanë se ndien diçka.  

(Kosova Sot Online)