Në Australi xhirohet një fantazmë në parking

  • 24 November 2015 - 23:10
Në Australi xhirohet një fantazmë në parking

Një njeri është i bindur se kamera ka regjistruar një fantazmë, e cila sorollatej në një parking. Incizimi i frikshëm i kamerës së sigurisë tregon një figurë të ndritshme e cila faktikisht “vallëzon” nga njëri në skajin tjetër të ekranit. Ky video klip është incizuar në Australinë perëndimore. Videon e ka publikuar përdoruesi i “YouTube”-s me nofkën "mazdafreo", i cili ka shtuar edhe fjalët: “Ja dëshmia se ekziston fantazma e cila kalon nëpër automobila. Kjo nuk ka ndodhur për herë të parë, por shpresoj se nuk do të ndodhë më”.

Si edhe zakonisht me rastin e videove të tilla, shtrohet pyetja se a kemi të bëjmë me një incizim të besueshëm, apo me një fotomontazh.

(Kosova Sot)