Sytë nga qielli: Sot shfaqet “superhëna e përgjakur”

  • E. /
  • 26 May 2021 - 09:16
Sytë nga qielli: Sot shfaqet “superhëna e përgjakur”

Adhuruesit e hapësirës, do të kenë një arsye të fortë për t`i mbajtur të mërkurën sytë nga qielli, thonë mediat britanike.

Mbrëmjen e asaj dite, do të shfaqet super hëna e përgjakur, siç e quajnë ato, sateliti i vetëm natyror i planetit tonë do të duket 14 për qind më i madh dhe 30 për qind më i shndritshëm në qiellin e natës.

Kjo hënë e jashtëzakonshme e prillit njihet ndryshe edhe si ‘hëna e luleve’ sepse shfaqet në kohën e lulëzimit të tyre. Eventi i veçantë qiellor pritet të jetë i dukshëm në 26 maj, atëherë kur hëna arrin pikën e saj më të afërt me Tokën. Koha më e përshtatshme për ta parë në Angli sipas astronomes së Observatorit Mbretëror në Greenwich, Patricia Skelton, do të jetë ose në orët e para të agimit, ose vonë në mbrëmje pas perëndimit të diellit.

Eventi do të rastisë dhe me një eklips hënor i cili do ta bëjë hënën të duket e kuqe. Mite e supersticione të shumta e rrethojnë hënën e përgjakur. Për mjaft civile të lashta, ajo vinte me qëllime të liga, si paralajmëruese e ngjarjeve të këqija.

Por, këto frikëra janë zbehur në kohët moderne, kur shkencëtarët thonë se nuk ka asnjë arsye për t’iu frikësuar hënës së kuqe, e cila sado mbrëslënëse të duket, në fund të fundit, nuk është veçse një eklips i thjeshtë.

(Kosova Sot Online)