Lexoni edhe:
Gili shkëlqen në dasëm me këtë paraqitje
Lumi Dnjepër rrodhi rregullisht nëpër ishullin e lashtë Khortytsia për shumë dekada – derisa shkatërrimi i një dige të madhe bëri që uji të shterej muajin e kaluar, duke nxjerr në sipërfaqe fusha me baltë dhe gëzhoja të shpërndara nga mbetjet e së kaluarës së afërt dhe së largët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".
Shkatërrimi i digës në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Kahovka, më 6 qershor, shkaktoi vërshime të mëdha poshtë lumit dhe pothuajse e shteri një ujëmbledhës të madh në krye të lumit, duke e shkaktuar një fatkeqësi humanitare dhe ekologjike përgjatë një pjese të madhe të Ukrainës jugore.
Gili shkëlqen në dasëm me këtë paraqitjeLexoni edhe:
Kjo prishje mund ta ketë ngadalësuar kundërofensivën e Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse, duke e parandaluar një sulm të mundshëm në pozicionet e tyre në brigjet lindore të Dnjepërit.
Kievi e ka fajësuar Rusinë për shkatërrimin e digës, pasi e ka pasur nën kontroll atë për rreth 16 muaj, dhe hetimet gazetareske sugjerojnë se Rusia e hodhi atë në ajër nga brendësia.
Largimi i ujit e ka zbuluar, po ashtu, atë që nganjëherë quhet “Atlantisi Kozak” – toka që dikur ishin shtëpi të kozakëve zaporizhianë, luftëtarëve stepë të cilët e kishin formuar një organizatë politike të njohur si “Zaporizhian Sich” në shekujt XVI dhe XVIII, shumë kohë para se toka të përmbytej kur Bashkimi Sovjetik e ndërtoi digën Kahovka në vitin 1956.
(Kosova Sot Online)