Ky mozaik theu rekordin botëror 'Guiness'

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 09:43
Ky mozaik theu rekordin botëror 'Guiness'

I bërë me 10 mijë kunguj, një mozaik i frymëzuar nga filmi i animuar i regjisorit Tim Burton “The Nightmare before Christmas” sapo është futur në librin e rekordeve Guinness.

Mozaiku në një fermë në Southampton, Angl, u zbulua për të përkujtuar 30-vjetorin e filmit dhe kap bukur qëndrimin ikonik në dritën e hënës të Jack Skellington, protagonistit të filmit.

 

Për të arritur suksesin Guinness, autorëve u është dashur një hapësirë mbi 100 metra katrorë, por ndërkohë gjërat shkuan përtej parashikimeve pasi i gjithë mozaiku mori gati dyfishin e hapësirës.

Ferma në pronësi të familjes Nelson organizon çdo vit konkurse për peshimin e kungujve që vendosin rekorde botërore. Fermeri Ian Nelson, 59 vjeç tha: "Ne gjithnjë shihnim njerëz që fitonin rekorde botërore, por nuk e mendonim se do merrnim pjesë vetë në një të tillë. Pra, ne nuk po e bënim qëllimisht të gjithë këtë pasi çdo vit përgatisim hapësira që i dekorojmë me kunguj, por e kuptuam që mund të shkonim më tej dhe ia dolëm”.

Adam Milward, kryeredaktori i Rekordeve Botërore Guinness, u shpreh se: "Kjo është gjithmonë një periudhë e ngarkuar e vitit sepse është koha kur vendosen rekordet e frutave dhe perimeve në gjithë botën, por kur njerëzit duan, ata gjithnjë ia dalin,” përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)