Detaje nga eklipsi total solar që çoi errësirën tek miliona amerikanë

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 21:58
Detaje nga eklipsi total solar që çoi errësirën tek miliona amerikanë

Në SHBA qeielli është errësuar për miliona njerëz të hënën, ndërsa eklipsi total diellor i vitit 2024 ka mbërritur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dhjetëra miliona njerëz janë duke shijuar pamje mahnitëse ndërsa hëna kalon midis Tokës dhe diellit dhe bllokon përkohësisht dritën e diellit.

Pasi kaloi në më shumë se një duzinë shtetesh nga Teksasi në Maine, eklipsi total tani ka përfunduar për SHBA.

 Rruga e tërësisë do të vazhdojë të lëvizë nëpër pjesë të provincave të Kanadasë në Neë Brunsëick dhe Neëfoundland për disa minuta të tjera. Eklipsi i pjesshëm do të vazhdojë mbi SHBA për pak më shumë se një orë, duke përfunduar në Maine në orën 16:41, ka raportuar CNN.

(Kosova Sot Online)