< Receta e Cekes: PITE ME KUNGULL - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: PITE ME KUNGULL

Receta e Cekes: PITE ME KUNGULL

PËRBËRËSIT: 700 gr. miell, 1 kg. kungull 1/4 kg. gjalpë, qumësht, 1 sheqer vanile, 2-3 lugë supe sheqer sipas dëshirës, kripë. Zinet brumi i butë me miell të situr, sikurse për çdo pite. Pasi të pushoj pak, brumi ndahet në toptha të vegjël të cilët hapen me tëhollues duke i përmillur vazhdimisht dhe petët e hapura piqen mbi pllakë shporeti. Në ndërkohë kungulli i njomë grryhet me lugë ose në rende. Në tenxhere hidhet një lugë gjalpë ose vaj dhe në yndyrën e nxehtë, hidhet kungulli. Shtohet sheqer sipas dëshirës, sheqer vanile, në maj të gishtërinjëve kripë dhe duke e përzier shtohet pak nga pak qumësht. Kungulli zien gjersa të jetë zbutur mirë. Veçan tunden 3-4 vezë dhe i shtohen kungullit të ftohur. Tepsia lyhet me yndyrë dhe shtrohet një petë e cila spërkatet me yndyrë, mbi petë hidhet kungull i përgaditur, mbi kungull petë e lyer me yndyrë dhe rradhë petë e lyer me yndyrë-kungull gjersa të hargjohet e tërë masa. Në sipërfaqe vehet peta e cila lyhet mirë me yndyrë dhe qumësht. Para se të piqet, shpohet në disa vende me piru . Pitja me kungull piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C, e si të largohet nga furra, spërkatet me qumësht, mbulohet për pak kohë dhe shërbehet e nxehtë e ndarë në katrorë. Pitja mund të përgaditet edhe me petë të gatshme. Në këtë rast mirë është të përgaditen dy katmer me nga 3-4 petë, njëri të vendoset në tepsi në fillim, e tjetri t’a mbuloj piten me petë të gatshme. Pitja me kungull përgaditet edhe me katmer të përgaditur në mënyrë të rëndomt.

(Kosova Sot)

3 orë e 23 minuta më parë