< Receta e Cekës: QEPË TË MBUSHURA - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės: QEPĖ TĖ MBUSHURA

Receta e Cekės: QEPĖ TĖ MBUSHURA

PËRBËRËSIT: 1/2 kg mish të bluar të përzier, 1 kg qepë madhësie të njëjtë, 1 vezë, pure domatesh, 1 lugë të rrafshuar miell, 1 gotë ajkë, 1 lugë uthull, fletë dafine, 2-3 thelpinj hudhre, 200 gr margarinë, kripë, piper. 

Qepët pastrohen dhe me thikë u hiqet brendia. Qepët e përgatitura për mbushje, përvëlohen me ujë në mënyrë që të zbuten pak. Brendia e larguar e qepëve grihet hollë dhe një pjesë fërgohet në gjalpë. Hidhen specall, mish i bluar, i cili fërgohet pak, shtohen oriz, vezë e tundur, pastaj masa kriposet, piperoset sipas shijes dhe përzihet mirë. Me këtë masë të përgatitur mbushen qepët, palosen në enë qelqi ose tenxhere të lyer me yndyrë dhe mbulohen me brendinë e qepëve të mbetura. Në enë tjetër fërgohet mielli, por jo sa të skuqet. Shtohen pak ujë i nxehtë, pure domatesh, ajkë, fletë dafineje, hudhra të shtypura, kriposet, hidhet vegetë sipas shijes dhe hidhet mbi qepë. Zihen në enë të mbuluar mirë, në zjarr të lehtë pa e përzier fare, por, në rast nevoje, ena vetëm shkundet ngadalë. Posa të jenë gati, ena zbulohet, spërkaten me uthull dhe futen në furrë të nxehtë gjersa të skuqen. Kjo gjellë mund të shoqërohet edhe me patate të skuqura ose pure patatesh. 

(Kosova Sot)

20 orë e 21 minuta më parë